Tre episode për Bienalen e Tiranës
"Efektshmëria simbolike e kornizës" është tema me të cilën do të prezantohen ditën e premte, më 18 shtator, pjesëmarrësit e episodit të parë të Bienales së Tiranës, e cila këtë vit do të organizohet në ambientet e hotel "Dajtit". Edicioni i katërt i Bienales do të kontribuojë në eksplorimin e natyrës komplekse dhe paraqitjen e "re-alitetit". Me pjesëmarrjen e më shumë se 60 artistëve dhe pesë kuratorëve, edicioni i katërt i Bienales do të ndërtohet në tre episode që do të çelen njëri pas tjetrit dhe më vonë, në mënyrë graduale, do të bëhen bashkë në një perfomancë të madhe. TICAB - Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor e Tiranës, vlerësohet si një nga ngjarjet më të mëdha të artit në Shqipëri, e cila synon që nëpërmjet artit të analizojë gjendjen e sotme për të ngritur një zë kritik në shoqëri. Episodi i parë i Bienales, i cili do të çelet më 18 shtator, ka për kurator Joa Ljungberg dhe Edi Mukën. Artistët pjesëmarrës janë Franz Ackermann, Silva Agostini, Jane Alexander, Yael Bartana, Kimberly Clark, Gazmend Ejupi, Cao Fei, Yang Fudong, Shilpa Gupta, Ardian Isufi, Tala Madani, Jun Nguen-Hatsushiba, Thomas Hirschhorn, Adam Leech, Ursula Mayer, Oskar Mörnerud, Erik Olofsen, Adrian Paci, Anila Rubiku dhe Alexander Vaindorf. Ndërkaq episodi i dytë me kurator Ana Dzokic, Marc Neelen do të çelet më 25 shtator. Ndërsa pisodi i tretë do të nisë më 2 tetor. Për është përkujdesur Corinne Diserens. Fundi i Bienales së Ti-ranës është parashikuar më 22 tetor. Ajo do të kontribuojë në eksplorimin e natyrës komplekse dhe zbulimit të realitetit. Në mënyrë të pavarur nga perspektiva apo metodologjia e përdorur qoftë ajo shkencore, estetike apo filozofi ke, ajo që i ka interesuar këtë vit organizatorëve janë dallimet që manifestojnë prurjet në procesin konstant të perceptimit.