E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli& Hamasi, kriminelët e Gazës

Faktet e fundit tregojnë për një përfshirje në krime gjatë luftës së fi llimvitit në Gaza si të Izraelit, ashtu edhe të Hamasit. Dhe jo krime çfarëdo, por krime kundër njerëzimit. Ky është përfundimi i një raporti të Kombeve të Bashkuara. "Misioni ka dalë në përfundimin se krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Gaza janë kryer si nga forcat izraelite të mbrojtjes ashtu edhe nga Hamasi", ka bërë të ditur për gazetarët hetuesi i OKB-së, Riçard Goldston. Në ra-portin e tij prej 600 faqesh të har-tuar pas misionit faktmbledhës, thuhet se edhe raketat e hedhura nga Hamasi ndaj civilëve he-brenj në territoret hebrenje janë gjithashtu krime lufte. Sipas tij, ato kanë shkaktuar viktima dhe terror veçanërisht në komu-nitetet në jug të Izraelit, duke u shkaktuar civilëve humbje të jetës, por edhe plagosje e dëme të mëdha mendore. Izraeli, nga ana e tij, ka reaguar menjëherë ndaj këtij raporti përmes një deklarate nga ana e misionit të tij në Gjenevë, në të cilin kundërshtohet dhe kritikohet i gjithë raporti për këndvështrimin që e karakterizon hartimin e tij. Sipas Izraelit, ai është një raport i njëanshëm dhe ka injoruar në mënyrë të qëllimshme gjithë sulmet e bëra nga Hamasi në vite ndaj territoreve të civilëve hebrenj dhe pasojave të men-jëhershme e afatgjata të këtyre sulmeve. Goldston, një jurist i famshëm afrikanojugor, ka reko-manduar që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të detyrojë Izraelin të hetojë në lidhje me krimet e kryera nga ky hetim, i cili duhet të jetë i pavarur dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Për këtë ai ka propozuar krijimin e një komiteti të ekspertëve të të drejtave të njeriut që do të moni-torojë procedurat e ndjekura. Nëse Izraeli nuk do ta bëjë një gjë të tillë, atëherë Këshilli i Sigurimit që përbëhet nga 15 anëtarë duhet ta çojë çështjen e krimeve kundër njerëzimit në Gaza në Gjykatën e Krimeve në Hagë. Lufta e Gazës nisi më 27 dhjetorin e kaluar dhe për-fundoi më 18 janar. Ndërkohë, një grup hebre i të drejtave të njeriut, B‘Tselem, deklaroi një javë më parë në një raport, se në këtë luftë kanë humbur jetën 1387 palestinezë, mes të cilëve 773 ishin civilë. Sipas Izraelit, bëhet fjalë për 709 luftëtarë të Hamasit dhe vetëm 298 civilë, ndërsa nga izraelitët janë vrarë 13 vetë, 10 prej të cilëve janë ushtarë. Izraeli e ka refuzuar kriticizmin ndërkombëtar në lidhje me ofensivën që ndër-mori, duke deklaruar se qëllimi i saj ishte që të pakësonin num-rin e raketave të hedhura në Izrael nga luftëtarët e Hamasit. Juristi i OKB-së bëri të ditur se gjatë hartimit të raportit ishte përballur me ofendime verbale nga ana e grupeve pro-izraelite. Në raportin e tij thuhet se for-cat izraelite "kanë poshtëruar, masakruar dhe ndërmarrë një sulm ndaj banorëve të Gazës, përmes përdorimit të sulmeve të paligjshme". Një nga meto-dat e përdorura nga izraelitët është edhe ajo e ashtuquajtur "mburoja njerëzore", që në fakt përbën një krim lufte. Në gjykatë mund të vërtetohet edhe fakti që bllokada e Gazës, të cilën Izraeli vazhdon që ta zbatojë, është edhe ajo në vetvete një krim kundër njerëzimit. Raporti kritikon izraelitët edhe për hapje zjarri me fosfor kundër zyrave të OKB-së në Gaza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›