Vlorë, zbardhet një vrasje, pranga autorit

Në prangat e policisë gjatë natës së shkuar përfundoi Bekim Hibraj, i cili pas provave shkencore të gjetura dhe të siguruara në vendin e ngjarjes, rezulton të jetë autor i ngjarjes.
“Ndalimi i këtij shtetasi u krye falë një prove shkencore të gjetur dhe të siguruar, konform të gjitha procedurave ligjore, në vendin e ngjarjes. Gjithashtu bazuar në provat e grumbulluara dhe hetimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se vrasja është kryer për motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes”, tha policia e Vlorës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Start/
2012-09-06 10:50