Arrestohet polici i FNSH-së me armë e municione

Denis Sukni, 28-vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi dje në mesditë në rrugën “Kongresi i Lushnjës” është kapur në flagrancë nga Njësia e Operacioneve Speciale si dhe gjatë kontrollit personal (fizik) janë gjetur në çantën e tij të krahut një armë zjarri, pistolete tip “Makarov”me një krëhër me shtatë copë fishekë luftarak të kalibrit 9 mm të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 (shtatë) krëhër automatiku dhe një sasi 130 copë fishekësh luftarak mod 56, kalibrit 7.62 mm, një sasi prej 20 copë fishekë mod 54, kalibrit 7.62, tre fenelina, dhe një shkop bejsbolli.
Në kuadër të kryerjes se veprime proceduriale për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm në ngarkim të ti, këtij shtetasi ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe arma organike e shërbimit një pistolete, tipi TT. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Start/
2012-09-06 10:35