E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e dy motrave në Elbasan, policia 5 mijë USD për informatorin

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Elbasanit me 12 gusht, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagos një tjetër, ka vënë dhe njëherë në lëvizje Policinë e Elbasanit.

5 mijë USD, është shuma që blutë e Elbasanit kanë vënë në dispozicion të cdo informatori që jep të dhëna për të shumërkuarin Denis Çengeli, 35 vjeç, si autor i aksidentit të rëndë që u mori jetën dy motrave dhe plagosi rëndë nënën e tyre.
Lidhur me këtë Policia e Elbasanit ka vënë në dispozicion dhe një numër kontakti, ku cdo person që di dicka lidhur me këtë person mund të kontaktojë në numrin 069 41 10 336.
 

Më 12 gusht të këtij viti dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, teksa u përplasën me automjet unazën e qytetit nga shtetasi Denis Çengeli. Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Paula e Baftjare Hekurani. Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›