E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre filxhanë çaj “mposhtin” kancerin e gjirit

 

Gratë që kanë një moshë më të vogël se 50 vjeç, mund të ulin rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit, duke pirë tre filxhanë çaj në ditë. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh të “Moffitt Cancer Centre” të Tampa (Florida) të botuara në të përditshmen britanike “Daily Telegraph”. Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët kanë studiuar historitë e mbi 5 mijë grave me moshë nga 20 deri 74 vjeç, që kanë patur kancer të gjirit.
Këto histori janë krahasuar më pas me ato të një grupi tjetër grash që nuk kanë patur ndonjëherë këto lloj tumoresh. Nga rezultatet e arritura, ka rezultuar se gratë e moshës më të vogël se 50 vjeç, që kanë pirë çdo ditë kanë patur 37% probabilitet më pak për të shfaqur kancer të gjirit. Ndërkohë nuk është vënë re asnjë avantazh për gratë më të moshuara. Sipas shkencëtarëve, efektet anti-kancerogjene të çajit kanë një efekt më të madh në tipet e tumoreve, që tentojnë të zhvillohen te gratë më të reja. “Duke qenë se çaji është një nga pijet më të konsumuara në botë, përfaqëson një kandidat ideal për parandalimin e kancerit të gjirit”, kanë përfunduar shkencëtarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›