Tre ftesat tarantinase për tre epirotët e mëdhenj dhe tre histori të ndryshme

Aspekte nga fushatat e Aleksandërit, Pirros dhe ekspedita e Gj. K. Skënderbeut në Italinë e jugut
Fundi i trishtueshëm i Aleksandërit Epirot
Këtë nëntitull, ia kopjova direkt fundit me të cilin T. Livi e mbyll përshkrimin e jetës dhe bëmave të Aleksandërit Mollos, njëkohësish i quajtur edhe si Aleksandri Epirot. Ky arriti të bëhej i famshëm për shkakun e mizorive të mëdha që kreu dhe njëkohësisht edhe për fundin e trishtueshëm që pati. Ndërsa Aleksandri i Madh i Maqedonisë, në krye të aleancës së gadishullit tonë Evropa, kishte pushtuar Egjiptin, kishte filluar ndërtimin e Aleksandrisë dhe po niste marshimin e madh pushtues në lindje, Aleksandri Mollos, mbreti i Epirit kishte vdekur në Italinë e jugut, në vitin 331 p.e.s. (T. Livi, Ab Urbe Condita, Lib. VIII, 24). Aleksandri Mollos, pyeti dhe kërkoi këshillën e orakullit të tempullit të Zeusit pellazgjik të Dodonës së Epirit, nëse ai mund të zhvillonte një fushatë pushtuese në Italinë e jugut, pasi kishte edhe një kërkesë për ndihmë nga qyteti Tarent, në grindjet që kishin lindur ndër kolonitë qytetare helene, epirote e ilire në Magnia Grecia. Orakulli i ktheu një përgjigje të tillë: ruaju nga rrymat e lumit Akeron dhe nga muret e qytetit Pandosia. Aleksandërit Mollos kjo përgjigje e orakullit, iu duk e sigurt dhe e parrezikshme, duke e ditur se ky lumë dhe ky qytet ishin vetëm në territorin e Epirit, dhe kështu zbarkoi në Italinë e jugut. Atje korri mjaft suksese, i favorizuar edhe nga fakti se e kishte eliminuar përplasjen me romakët me anën e një paqeje. Aleksandri Mollos-Epirot, pushtoi shumë qytete dhe u tregua i pamëshirshëm duke marrë shumë pengje nga familjet më të shquara, të cilat i dërgonte në Epir. Ndërsa po zhvillonte një nga betejat e fundit, Aleksandri Mollos e gjeti vdekjen në Italinë e jugut, pikërisht në rrymat e lumit Akeron dhe pranë mureve të qytetit Pandosia. Dilte se atje, kishte pasur edhe një lumë tjetër me të njëjtin emër Akeron, edhe një qytet tjetër po me të njëjtin emër Pandosia. Kështu kjo divnesë-profeci (e koinçiduar ose e manipuluar), kaq e famshme në antikitet, bazohej në njohuritë gjeografike të emërtimeve të dyzuara, të mbartura herët nga gadishulli ynë në Itali, nga kolonizimet epirote, ilire e helene. Dhe të tilla dyzime në Italinë e jugut kishte disa. Trupin e Aleksandërit Mollos, armiqtë e tij e shqyen duke e ndarë në dysh midis dy krahinave për ta poshtëruar me dëfrime çnjerëzore. Vetëm një grua, që synonte të lironte një peng, mezi arriti të mblidhte një grusht kockash dhe ia dërgoi në Epir për ti varrosur, të shoqes Kleopatra dhe të motrës Olimpisë, të cilat ishin e para motra e Aleksandërit të Madh dhe e dyta nëna e Aleksandërit të Madh. Morali i profecisë, kryesisht ishte të tregonte fuqinë e madhe parashikuese të orakullit të Dodonës dhe ndëshkimin hyjnor, më pak ndoshta lidhej, me një mësim të karakterit ushtarak, se më përpara duhet të dërgosh zbuluese dhe të informohesh mirë për terrenin që kërkon të pushtosh dhe së fundi, sigurisht edhe me një varg moralizimesh të urta popullore si: si të bësh ashtu do të gjesh; kafshata e madhe të zën fytin, të gjitha lahen në këtë botë, ose siç e shënonte edhe vetë Livi: kur njeriu do ti shpëtojë fatit të keq e keqja e gjen.
Pirroja Shqiponja e Epirit, në gjurmët e pararendësve të lavdishëm dhe në gjurmët e Herakliut
Autorët antikë, e kanë trajtuar gjerësisht temën e kohës së artë epirote dhe të Pirros së Epirit. Pirrua thirrej edhe si Pirrua i Epirit edhe si i Mollosisë. Plutarku, shkruante: Epirotët e pritën duke e përshëndetur me mbiemrin/epitetin shqiponjë. Është merita e juaj, u tha ai, që unë jam shqiponjë dhe si të mos jem kur ju me armët tuaja më keni ngritur kaq lart si me krahë të shpejta? (Plutarchi, Vitae Parallelae, Pyrrhus, 10; 11. Cit. sipas Ilirët dhe Iliria në autorët antikë, bot. 1965, f 222-223) Ishte në traditën pellazgjike-epirote dhe në përgjithësi të gjithë gadishullit tonë, nderimi i totemit shqiponjë, të cilën vetë Zeusi e mbante afër kudo. Kështu me epitetin shqiponjë emërtonin të gjithë bazileusat e shquar. Ndoshta për ti shtuar edhe diçka më shumë kësaj tradite, duhet përmendur se Pirrua i Epirit, njihej edhe si rritës e kultivues i shqiponjave, po ashtu siç duke shfrytëzuar traditat e hershme, njihej edhe si mbarështues, seleksionues e kultivues i racave të zgjedhura të deleve pirrike dhe lopëve epirote larinos të racës së Gerionit, të cilat Herakliu i shoqëruar nga albanët i a kish grabitur Gerionit. (Aristoteli, De Animalium Historia, Lib. III; Lib. VI; Lib. VIII; Varroni, De Re Rustica, Lib. II, 1; Claudi Aeliani, De Animalium Natura, Lib. II; Lib. III, 34; Lib. VII, 45; Lib. XII etj). Me sa duket kjo prirje e Pirros, për botën e kafshëve, lidhet edhe me adoptimin për marshimin me elefantë me kulla në perëndim, eksperiencë që ia kopjoi orientit indian.
Mbas Aleksandërit të Madh, me sa duket opinioni gadishullor e priti në përgjithësi mirë, fuqizimin dhe rritjen e personalitetit të Pirros, i cili diçka e imitonte kushëririn e tij dhe diku edhe ia kalonte. Plutarku shënonte: Pjesa më e madhe e njerëzve... kërkonte të shikonte Pirron. Në fillim nuk e dallonin pse nuk e kishte përkrenaren, kur e kuptoi këtë gjë ai e vuri përkrenaren dhe u njoh nga pupza e lartë dhe nga briri i cjapit. Disa nga maqedonët vrapuan tek ai, të tjerët ia rrethuan kokën me degëza lisi... Pirrua u shpall edhe mbret i maqedonëve... (Sipërcit.) Me sa duket një pjesë e konsiderueshme e maqedonëve, për shkakun e lidhjeve të afërsisë territoriale, të lidhjeve krushqinore me Aleksandërin e Madh, si edhe për meritat e tij e pranuan Pirron. Ndërkaq, ndër këto maqedonas, padyshim ne duhet të kërkojmë edhe një pjesë të konsiderueshme të iliro-epirotëve autoktonë, që shtriheshin në territorin e konsideruar si të Maqedonisë antike. Të shënojmë këtu se në regjistrimin si provinca maqedone kishin qenë edhe vetë fisi i albanojve me qytetin Albanopolis, edhe krahina Emathi-a/Mati, me qytetin Emathia, afër detit e banuar dhe e sunduar në shumicë ilire-epirote. (Straboni, Frag. Lib. VII, 11. Ilirët..., f 162) Deri edhe vetë Epidamni, figuronte në kohën e Aleksandërit të Madh, me regjistrimin si qytet maqedon. Edhe Pirroja i Epirit, fillimisht mori një letër-ftesë dhe i erdhën delegatë nga qyteti i Tarentit/Tarantos për ndihmë. Pikërisht nga kjo zanafillë e gjithë lufta për Italinë e jugut, shpesh quhej më ndryshe edhe si Lufta Tarantine. Siç e vlerësonte autori romak Flori, Tarenti ishte kryeqyteti i Kalabrisë dhe me pozicionin strategjik që kishte, me flotën e madhe dhe të fuqishme zotëronte tregtinë nga Epiri, Iliria e Istria në Adriatik e deri te Aheja, Afrika e tërë Siçilia. (Epitome, Lib. I, 18, Lufta kundër Tarentit dhe mbretit Pirro.) Në të vërtetën e gjithë demagogjia dhe i gjithë teatri i kësaj lufte luhej me epiqendër Taranton. Madje autorët antikë e shënojnë se që nga teatri i hapur, mbas të cilit tarantinët ishin shumë të apasionuar, ata i vunë re në det të hapur edhe romakët. Aty ku xhaxhai tij Aleksandri Mollos kishte dështuar, do të tentonte të hynte Pirrua i Epirit, por me objektiva shumë më të mëdha. Autori Justini i shek II, i cili kishte bërë një kompilim nga Trog Pompeu i shek I-II p.e.r., theksonte: Pirron e Epirit e mbuluan me delegatë dhe me lutje për ndihmë tarentasit, samnitët dhe lukanët... dhe ai u premtoi se do tu shkonte ndihmë me ushtrinë e tij. E shtynin në këtë fushatë, jo aq lutjet për ndihmë të disa qyteteve, se sa shpresa për të sunduar mbi Italinë; shpirtin e tij të pamposhtur filloi ta brejë dëshira për të imituar pararendësit e tij; ai nuk donte të dukej më ulët se xhaxhai i tij Aleksandri Mollos, i cili kishte qenë mbrojtës i po atyre tarentasve kundër brutëve, ose të mbetej më mbrapa nga burrëria, në krahasim me Aleksandërin e Madh, i cili duke u larguar shumë nga atdheu, pushtoi Lindjen. (Epitoma Historiarum Philippicarum Pompei Trogi, Lib. XVIII)
Ndoshta jo vetëm dhe thjeshtë, për të realizuar planet e tij, por edhe sepse kishte edhe bindje dhe arsyetime të tilla, Pirrua paraqitej dhe vepronte si protektor dhe reformator i treg