Hekurudha shqiptare, ndërmarrja në gjendje të mjerueshme që kërkon ndryshim

Hekurudha shqiptare ka probleme të shumta që e çojnë këtë ndërmarrje drejt degradimit të vazhdueshëm për shkak edhe të konsumimit të gjithçkaje që përfshihet në shërbimin hekurudhor. Në shumicën e linjave shpejtësia e lokomotivave nuk i kalon të 40 km dhe një udhëtim i shkurtër mund të zgjasë me orë të tëra, duke ulur ndjeshëm numrin e udhëtarëve të këtij transporti. Kushtet e akomodimit në vagonë lënë për të dëshiruar dhe kriza në të cilën është futur ky sektor i shërbimit publik është mëse e dukshme.
Lehtësisht, konstatohen dritare të thyera, kabinat të rrënuara, dyer që nuk arrin të mbyllen në nivelin e sigurisë gjatë udhëtimit, sedile të prishura. E si mos të mjaftonte kjo, në jo pak raste, treni është bërë edhe subjekt i sulmeve me gurë nga banorët e zonës që, shpesh, rrezikojnë udhëtarët. Por, jo vetëm aq, pasi edhe kushtet higjienike në tren janë përtej çdo kufiri normal.
Kushtet e trenave
Udhëtarët që frekuentojnë rregullisht linjën Durrës- Vlorë dhe anasjelltas prej shumë vitesh, pohojnë se kushtet që të ofrojnë trenat janë tejet të amortizuara, jashtë çdo shërbimi normal. Sipas tyre prej vitesh asgjë nuk është restauruar, kushtet vazhdojnë të jenë mjaft të këqija, dritare të thyera, dyer të shkatërruara si dhe kushtet higjieno-sanitare lënë shumë për të dëshiruar. Sipas tyre trenat sa vjen dhe po shkojnë drejt degradimit pasi deri më sot është bërë fare pak për mirëmbajtjen e tyre, për të mos thënë fare. Ndër të tjera ajo shpjegon se të udhëtosh me një tren sot është tepër e rrezikshme, pasi trenat janë mjaft të vjetër. Ndërsa shikon kushtet e trenit, e vetmja gjë që të vjen ndërmend është harresa e vëmendjes së shtetit përsa i përket përmirësimit dhe modernizimit të transportit publik. Ndërkohë, nga ana tjetër, ky realitet pranohet edhe nga specialistët e makinerive, të cilët rrëfyen se teknologjia e trenave është tejet e vjetërsuar dhe vë në rrezik jetën e udhëtarëve, sidomos me dëmtimet që janë bërë dhe në sinjalistikën e hekurudhës për shkak të mungesës së investimeve. Drejtoria e përgjithshme e hekurudhës shqiptare, 18 vite me radhë është mjaftuar vetëm me rikonstruksionin e pjesshëm të tetë stacioneve hekurudhore në vend. Hekurudha shqiptare prej vitesh vazhdon të mbetet një shërbim me humbje dhe deri më tani nuk ka dhënë rezultate pozitive përsa i përket transportit të udhëtarëve. Por, për të përmirësuar sadopak këtë panoramë, drejtues të hekurudhës shqiptare, thanë se aktualisht po punohet për ndarjen e shërbimeve hekurudhore nga strukturat, duke i përshtatur sipas praktikave të BE-së, pasi hekurudha jonë trashëgonte një sistem të vjetruar administrimi shumë të kushtueshëm dhe pak efiçent. Hekurudha shqiptare, i vetmi shërbim transporti publik, edhe pas ndërhyrjeve nga ana e drejtorisë së përgjithshme, mbetet ende në një gjendje të mjerueshme. Për të dalë nga kjo gjendje, drejtuesit e hekurudhës shohin si zgjidhje të vetme dhënien me koncesion të këtij sektori. Koha e përdorimit në dhjetëra vite i vagonëve të mallrave dhe të udhëtarëve ka shtyrë Hekurudhën Shqiptare sh.a të mendojë për zëvendësimin e inventarit të vjetër. Kjo shoqëri ka ende në gjendje pune vagonë që i përkasin Luftës së Dytë Botërore dhe që mbahen në gjendje teknike në sajë të zëvendësimit të pjesëve të këmbimit me pjesë të sajuara. Hekurudha numëron në inventarin e saj plot 24 lokomotiva, 220 vagonë për transport të mallrave dhe 60 vagonë për udhëtarë. Linja hekurudhore e vendit tonë ka një shtrirje të gjerë, e cila përshkon zona e sipërfaqe në 80 komuna të vendit përgjatë afro 700 km udhë e hekurt.