E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia e Flamurit rrethohet me llamarina, Bashkia ‘përplaset’ me pronarët

KORCË- Bashkia e Korcës ka depozituar një kallëzim të dytë penal në prokurori për ndërhyrjet që janë duke u bërë në "Shtëpisë së Flamurit". Sipas inspektoriatit të ndërtimit aty është vendosur një rrethim prej llamarine ndërkohë që ka pasur ndërhyrje në murin e pasëm të kësaj ndërtese. Inspektori i ndërtimit Ilir Limllari ka sqaruar se nga ana e pronarëve dhe askujt tjetër nuk është marrë asnjë leje për rrethimin dhe kryerjen e punimeve pranë bashkisë së qytetit

Nga ana tjetër,ka ardhur edhe reagimi i njërit prej pronarëve i cili ka akuzuar ashpër kreun e Bashkisë Niko Peleshi se po e përdor situatën për qëllime personale. Ai ka deklaruar se qëllimi i vetëm i pronarëve është që të ndërhyjnë për ta rikthyer ndërtesën në gjendjen e saj të mëparshme dhe se rrethimi është kryer për të mbrojtur rrënojat dhe pirgjet me dhera e gurë të mbetura nga ai monument kulture .

Shtëpia e flamurit u dëmtua në korrik të vitit të shkuar nga persona të paidentifikuar,ku pas një denoncimit në prokurori nga ana e bashkisë nisën edhe hetimet,por pavarësisht kësaj akuza ende nuk ka dalë në një konkluzion përfundimtar .Ndërkaq bashkia ka miratuar një fond prej 90 mln lekësh për rindërtimin e saj.

(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›