Rama: Vasilika aq shumë punon sa rrezikon të ndahet nga burri!
TIRANË-Bashkëbisedimi me qytetarët është një element që po përdoret gjerësisht gjatë kësaj fushate elektorale për zgjedhjen e ligjvënësve të rinj.
Në momentin e bisedës ndodh që të bëhen dhe pyetje të tilla si tek zona e “Fushës së Aviacionit” në Tiranë ku ndodhej sot kreu i PS, Edi Rama.
“Kemi kaq vite që votojmë dhe nuk arrij ta kuptoj se përse kemi nxjerrë kaq deputetë dhe gjatë vitit nuk vjen të na pyesë cfarë halle keni”, tha një burrë i moshuar.
Dhe Rama përgjigjet: “Nuk e di për kë epokë e ke fjalën, por nëse keni ankesa për Vasilikën atëhere dua t’ju them dicka. Nëse ka një person që po rrezikon të ndahet nga burri e fëmijët është Vasilika se ajo më shumë këtu rri, në zonën e saj se tek shtëpia me burrin e fëmijët e saj. Mbase ke votuar për ata të tjerët, po ata kështu e kanë stilin se ata përralla bëjnë se ata kanë punët e veta nuk kanë punët e tyre”.
(d.b/BalkanWeb)