Binjakëzimi me britanikët dhe holandezët
Projekti i binjakëzimit “CARDS 2004” në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Holandën synon të kontrollojë mënyrën e shpenzimit të fondeve të BE-së në Shqipëri. Sipas Çekut, qëllimi kryesor ka qenë arritja e objektivave të parashikuar, me qëllim përshpejtimin e proceseve të ndryshme për arritjen e një standardi në përputhje me BE-në. Projekti “CARDS 2004” kap një vlerë rreth 1 milion euro, në një kohë që përfaqësuesit e BE-së e cilësuan si një nga projektet më të suksesshme të ndërmarrë gjatë 10 viteve të fundit.
13 Shtator 2008