E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre herë të vjedhur në emër të Kombit

Share

Nga Mero Baze

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Transportit për dhënien me koncesion të autostradës Rrëshen- Kalimash mund të shërbejë si një provë e re për Prokurorinë shqiptare për rihapjen e hetimit për skandalin, i cili u mbyll me procedurë. Nëse i hedh një sy kushteve që ka vendosur Ministria e Transporteve për kompaninë koncesionare, e kupton fare lehtë se shumica e tyre janë thjesht detyrimet që ka pasur kompania ndërtuese për të ndërtuar rrugën më të shtrenjtë të historisë së Shqipërisë dhe ndoshta të Evropës. Për gati 60 km ne po paguajmë një çmim principial rreth 1.2 miliard euro, ndërkohë që kostot e kredisë që kemi marrë dhe që po shtrenjtohen nga dita në ditë mund ta çojnë çmimin final të saj në 1.5 miliard.

Kompania, e cila mori miliardat për ndërtimin e 60 km rrugë, premtoi jo vetëm standardet më të mira perëndimore të rrugës, por gjithë aksesorët e nevojshëm që e bënin atë një rrugë luksoze dhe të standardeve të larta. Nga kushtet që ka publikuar zoti Olldashi për kompaninë që do të fitojë koncesionin shikohet qartë se përveç ndërtimit të rrugës fizike, kushtet e tjera të krijojnë idenë sikur do ribëhet nga e para e gjitha duke prodhuar kështu një skandal të ri që zbulon gjithë vjedhjen e mëparshme.

Nga 11 kushtet e reja, dy të parat janë kushte që i takojnë mirëmbajtjes dhe që janë normale. Të gjitha kushtet e tjera janë detyrime që kompania që do marrë koncesionin duhet të plotësojë ato për të cilat kompania ndërtuese mori lekët dhe nuk i paska bërë.

Pra, në këto kushtet ne gjendemi para tre vjedhjeve të mëdha.

Vjedhja e parë ishte vetë ndërtimi i këtij segmenti super të shtrenjtë, pa projekt paraprak, pa çmim të fiksuar dhe në kushtet e imponimit nga ndërtuesi të gjithçkaje. Prokuroria bëri një punë shembullore në hetimin e këtij skandali dhe shpalli fajtor Lulëzim Bashën për shpërdorimin e së paku 220 milionë eurove. Berisha arriti ta bllokojë gjyqin me procedurë duke përdorur si gjithmonë kamikazët e Gjykatës së Lartë dhe dosja Basha ngeli e konservuar. Faktet  e reja provojnë se Lulëzim Basha jo vetëm që ka shkaktuar dëm prej qindra milionë euro me atë projekt, por ka lënë pa bërë thuajse gjithçka që mori përsipër për atë çmim super të shtrenjtë. Tashmë ai nuk ka imunitet dhe prokuroria mund të fillojë pa asnjë hezitim hetimin ndaj tij duke rihapur dosjen e skandalit. Në kushtet që ka publikuar Ministri Olldashi shihet qartë se kemi disa kushte që përbëjnë akuzë direkt për Lulëzim Bashën. Pika d) punimet shtesë për mirëmbajtjen e skarpateve dhe masa mbrojtëse për përmirësimin e sigurisë në rrugë, tregon qartë se kompania ndërtuese ka punuar jo vetëm jashtë standardeve perëndimore për të cilat mori mbi 1 miliard euro, por jashtë standardeve të kërkuara dhe për rrugë të nivelit të dytë në Shqipëri, duke ekspozuar rrugën ndaj rreziqeve të shembjes që nuk pushojnë. Kushti tjetër (f) instalimin e rrethimit përgjatë autostradës është një skandal më vete. Të bësh një autostradë 60 km mbi 1 miliard euro dhe të mos detyrosh kompaninë ta rrethojë atë, do të thotë të kesh ndarë miliona euro me të.  Nuk e di në çfarë standardi perëndimor e ka parë Lulëzim Basha dhe Sali Berisha ndërtimin e një segmenti autostrade afërsisht me 28 milionë dollarë për kilometër dhe kjo të mos parashikojë rrethimin e autostradës. E parrethuar është dhe rruga Tiranë- Durrës, por ka shkuar 1 milionë dollarë kilometri dhe jo 28 milionë. Kushti tjetër (g) instalimin e ndriçimit në të gjitha kryqëzimet është po ashtu një arsye e fortë për të hapur çështjen penale. Brenda standardeve të një autostrade si ajo për të cilën është firmosur kontrata, ndriçimi i kryqëzimeve është pjesë organike e projektit. Interesante është se këto mangësi për të cilat ne flasim, në pjesë tjetër të kësaj autostrade në 38 km e para në Kosovë janë realizuar në mënyrë shumë dinjitoze. Autostrada e tyre, e bërë nga e njëjta kompani dhe pak më lirë se pjesa jonë, ka rrethim, ka ndriçim dhe ka masa sigurie për shembjet anash. Arsyeja është se pala kosovare është treguar më serioze në kushtet e vendosura dhe mbi të gjitha ka pasur pazarin më të ulët se pala shqiptare. Më tej vazhdojnë kushte të tjera fyese për standardin e një autostrade siç është pika (h) ndërtimin e tre kryqëzimeve në segmentin e III-të të autostradës. Pra kemi harxhuar mbi 1 miliard euro dhe paskemi një autostradë pa kryqëzime dhe mbikalime të nevojshëm për ta bërë atë rrugë funksionale në zonën ku kalon. Siç mund ta keni vërejtur, nëse hyni pa dashje në Rrëshen jeni të detyruar të shkoni deri në Kukës për tu kthyer mbrapsht. Është pikërisht kjo papërgjegjësi për të toleruar kompaninë ndërtuese vetëm të merrte pare dhe të mos realizonte standardet, që e bën këtë vepër të rihetueshme dhe veprën penale të kryer të ridënueshme. Mund të vazhdohet dhe me kushtet e tjera të vendosura nga Olldashi, të cilat dëshmojnë se kompania ndërtuese, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha kanë plaçkitur pa hezitim qindra miliona euro, të cilat tashmë jo vetëm që i kemi paguar, por do të duhet ti ripaguajmë për ta rikthyer autostradën në gjendje normale. Po ti shtojmë këtyre dhe lojën që u bë me hapjen e tuneleve dhe kostot shtesë të prodhuara prej tyre, situata bëhet më dramatike. Hapja elektorale e tunelit shkaktoi anomali dhe shembje të anës tjetër të tunelit duke e çuar koston e ndërtimit dhe tek një shumë prej afër 60 milionë euro shtesë, të cilat u justifikuan me mosparashikueshmërinë e shtresave të tokës.

Vjedhja e dytë e madhe me këtë rrugë u bë me arsyetimin që ajo do të ishte funksionale dhe ti sillte Shqipërisë miliona euro përfitime qysh vitin e parë. Në të vërtetë rruga ka hyrë në vitin e saj të tretë dhe fluksi i të ardhurave që ajo i sjell vendit është thuajse i papërfillshëm në raport me kostot që ka prodhuar nga borxhet për ekonominë e vendit. Edhe studimet më sipërfaqësore tregojnë qartë se rruga vazhdon të prodhojë më shumë kosto se të ardhura gjatë një viti. Arsyet janë të shumta, por krye-arsyeja është se ajo që u tha ishte thjesht një gënjeshtër që të justifikonte super-vjedhjen me ndërtimin shkel e shko të rrugës. Sot Rruga e Kombit është një segment rrugor që me një muaj mot të keq, u bllokua dhe u bë e rrezikshme për qytetarët, ndërkohë që me aq pare sa janë harxhuar duhet të ishte korridor shpëtimi për veriun e bllokuar nga dëbora. Në vend të saj qeveria përdori helikopterët për tu shkuar në ndihmë banorëve të izoluar.

Por super-vjedhja e tretë mbetet koncesioni. Shqiptarët që kanë paguar një kosto mbi 1 miliard euro për këtë rrugë, tani janë të detyruar të ripaguajnë dhe një herë nga e para tek kompania koncesionare pasi rruga nuk është bërë për atë çfarë kemi paguar.

Kështu përveç kësteve të kredive të pashlyera dhe mbi një miliard euro të hequra nga buxheti, shqiptarët do të ripaguajnë gjithë jetën dhe kompaninë koncesionare për të kaluar aty. Kjo nuk është ndonjë praktikë e panjohur, por nëse do të jepej me koncesion, atëherë s’kishim pse paguanim për ndërtimin e saj. Le të jepej rruga qysh në fillim me koncesion, ta ndërtonte kush mendonte që kishte leverdi dhe ne paguanim kur ta kalonim. Problemi është se rruga nuk ka pasur leverdi për tu

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›