Hysi: “Qeveria abuzon me faturat e ujit duke i bërë 12 fish më të shtrenjta”
Deputetja: “Të protestojmë për vjedhjen e pandalshme të qeverisë ‘Berisha’”
Partia Socialiste ka konstatuar se qeveria po abuzon me faturat e ujit. Deputetja Vasilika Hysi ka parë nga afër abuzimin me faturat e ujit dje në Njësinë Nr. 1 në kryeqytet. Sipas saj, faturat e ujit nuk janë dyfish më të shtrenjta, por nga 10 deri në 12 fish më të shtrenjta. Abuzimin me faturat e ka demonstruar një qytetar i Njësisë Nr. 1, ku sipas tij, fatura në vijimësi gjatë vitit 2009 i ka ardhur në vlerat 2400, 3900, 4300, 2900, 4300 (lekë të vjetër), ndërsa për muajin mars fatura e ujit arrinte vlerën 32 000 mijë lekë të vjetër.
Deputetja
Abuzimin me faturat, deputetja Hysi e konsideroi një grabitje të përmasave masive, duke shtuar edhe një tjetër element të këtij abuzimi në faturat e ujit. “Ajo që do të doja të theksoja janë absurditetet në faturën e pagesës së ujit. Këtu ka një ndarje që do të thosha është mashtruese. Është një ndarje anormale, ku thuhet uji i pijshëm dhe uji i përdorur. Ne të gjithë në shtëpi kemi një sahat, i cili shpërndahet në disa rubineta. Askush nuk mund të përllogarisë se cila është sasia e ujit të pijshëm dhe ujit të përdorur. Në faturën e zotërisë rezulton që ai ka shpenzuar 50 metra kub ujë, nga të cilat pjesën më të madhe, pra 49 metra kub ujë i ka për të pirë dhe vetëm 1 metër kub ujë të përdorur. Por, edhe në këtë ka një element abuziv, pasi uji për të pirë ka çmimin më të lartë për metër kub”, - tha Hysi.
Qytetari
Një pensionist iu afrua deputetes socialiste duke treguar faturën e tij, e cila në vijimësi ishte nga 2600-3000 lekë të vjetër për vitin 2009 dhe vetëm për marsin 2010 fatura e ujit i ka ardhur 25 mijë e 800 lekë. Pensionisti i pohoi deputetes socialiste se merr një pension vetëm prej 100 mijë lekësh të vjetër duke shtuar: “Ku t’i gjejmë neve t’i paguajmë këto? Me 100 mijë lekë pension, dritat të paguajmë, ujin apo të paguajmë ilaçet?! Deputetja Hysi u shpreh se edhe ky abuzim i hapur në kurriz të qytetarëve është një arsye madhore për të protestuar ndaj këtij pushteti që nuk është votuar. “Të protestojmë, se kjo qeveri vodhi zgjedhjet, por vjedhja nuk po ndalet. Tashmë po vidhen qytetarët në çdo faturë që paguajnë për shërbime të ofruara nga qeveria. Ky është një problem që duhet ta zgjidhim. Të gjithë njerëzit janë ankuar dhe është kjo arsyeja që ne po protestojmë dhe po ngremë zërin”, - u shpreh deputetja Hysi.
15 Prill 2010