U arratis nga burgu në Greqi, kapet pas katër vjetësh
Delvinë
Kërkohej për trafik ndërkombëtar droge, pranga një 43-vjeçari nga Delvina. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar Spiro Gjoka, 43 vjeç, i cili ishte arratisur nga burgu i Greqisë, ku vuante dënimin nën këtë akuzë. Spiro Gjoka, 43 vjeç, është rivënë në pranga pas katër vjetësh qëndrimi në ilegalitet. Në vitin 2006 Gjoka kishte mundur të arratisej nga një burg në shtetin grek, ku vuante dënimin për trafik droge. Mësohet se uniformat blu të Komisariatit të Policisë së Sarandës, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, kanë bërë të mundur prangosjen e Spiro Gjokës në një banesë në qytetin e Delvinës, ku fshihej prej disa kohësh. Burimet policore thanë se ai ishte vënë në kërkim ndërkombëtar, pasi nga gjykata greke ishte dënuar me 17 vjet burg në vitin 2000, për trafik ndërkombëtar droge.
#