Prokuroria: Kohë për Lavdërim Tufën
Procesi
Gjykata e Tiranës ka pranuar dje pretendimin e organit të akuzës për shtyrjen e procesit me të pandehur Lavdërim Tufën, i cili akuzohet për vrasjen e Fatmir Ramës. Prokurorja Juliana Gjomema i ka kërkuar Kolegjit Penal, të kryesuar nga gjyqtari Ilir çeliku, kohë për studimin e dosjes penale, pasi vetëm tetë ditë më parë ishte njoftuar nga Prokurorja e Përgjithshme për të përfaqësuar akuzën në këtë proces. Sipas vendimit të Ina Ramës, prokurorët Juliana Gjomema dhe Vexhi Muçmata do të përfaqësonin akuzën, pasi çështja me të pandehur Lavdërim Tufën është sjellë për rigjykim në Gjykatën e Tiranës nga Gjykata e Lartë. Më parë, Tufa ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por Gjykata Supreme vendosi se kompetencë për gjykimin e të pandehurit ishte shkalla e parë.
#