Minatorët kërcënojnë me grevë!

Janë 72 minatorë, punëtorët në galerinë D të minierës së Bulqizës, të cilët përveç kësaj page, kanë kërkuar kushte më të mira pune në galeri duke nënvizuar se nuk është e sigurt të punohet në të.
Minatorët pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e 13-të si dhe 22 ditë leje dhe kjo situatë është krijuar pas një përplasje mes firmës koncesionare ACR dhe asaj nënkontraktore. Minatorët kanë deklaruar se asnjëra palë nuk paguan rrogën e 13 dhe 22 ditë leje, duke hedhur përgjegjësitë njëra tjetrës ndërsa janë shprehur se do të vijojnë protestat në zonën D të galerisë së Bulqizës deri në marrjen e rrogave.
Nga ana tjetër, nënkontratorët thonë se pagat duhet t’i japë ACR-ja. Qindra minatorë nisën punën vetëm pak ditë më parë pas një greve që zgjati thuajse tre muaj. /Start/
2011-10-11 10:17