Tre paralajmërimet për punimet e "TDC" në Gërdec
Tre shkresa të policisë ushtarake lajmëronin krerët më të lartë të ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se firma "TDC" po kryente punime në repartin e Gërdecit, duke e tjetërsuar dhe kthyer në një punishte demontimi municionesh. Shefi i policisë ushtarake, Astrit Jaupi, lajmëronte Hoxhën dhe Mediun, se në repartin e tankeve në Gërdec, firma po kryente punime vetëm nëpërmjet një urdhri gojor, pa asnjë shkresë përkatëse. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se në dosjen e dorëzuar në Gjykatën e Lartë për çështjen "Gërdeci" janë tri shkresa të policisë ushtarake, që lajmëronin titullarët për shqetësimet e paraqitura në Gërdec. Sikur mos të mjaftonin këto urdhra, firma "Trans Digging Construction", me pronar Mihal Delijorgjin dhe me aksioner Henris Balliun, vajzën e Fahri Balliut, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, vazhdonte punën për tri muaj me radhë.
Punimet në Gërdec
Bashkia e Vorës nuk kishte dhënë asnjë leje për punime në zonën e Gërdecit në Vorë. Në disa shkresa të sekuestruara nga prokuroria në këtë bashki, thuhet se një firmë private po punonte në ish-repartin e tankeve për tjetërsimin e tij. Pas prishjes së disa terreneve sportive, Bashkia e Vorës i kërkonte Ministrisë së Mbrojtjes që këtë truall ta administronte kjo njësi bashkiake, pasi synonte që ta kthente në kompleks sportiv për popullatën e zonës. Por në asnjë rast ministria nuk ka pranuar propozimin e bashkisë, duke lejuar që reparti, i cili ishte shumë afër qendrave të banuara, të kthehej në një zonë demontimi municionesh. Ushtarakët firmosnin dërgimin e qindra mijërave tonë municione në ditë për këtë fabrikë, duke minuar zonën, e cila ka shpërthyer më 15 mars 2008 duke sjellë vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se kanë në dosje të gjithë dokumentacionin e shndërrimit të repartit të tankeve në Gërdec në një punishte demontimi. Dokumentet do të paraqiten në Gjykatën e Lartë, në procesin gjyqësor që pritet të fillojë në datën 4 maj. Dokumentet tregojnë se firmat në pronësi të Mihal Delijorgjit kanë arritur të marrin të drejtën e ndërtimit të objekteve në Gërdec, marrjen e municioneve dhe demontimin e tyre vetëm me urdhra verbalë. Shqetësimet e ushtarakëve për punën e firmave private në Gërdec u janë bërë të ditura titullarëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm një vit para tragjedisë. Në shkresa lajmërohej se po prisheshin objekte ushtarake, si godina, lokali i repartit dhe fusha e futbollit, në të cilat po ngriheshin baraka, ku më pas filluan të punonin dhjetëra civilë për demontimin e municioneve.
Dokumentet
Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar dosjen "Gërdeci", ku bëhet fjalë për të gjitha punimet para kalimit të saj kompanisë "Meico". "Objekti i këqyrjes është dosje e veçuar me dokumente dhe materiale që kanë të bëjnë me shërbimin në ish-repartin e tankeve në Gërdec, si dhe me dorëzimin e pronës nr.126 Gërdec, Vorë, Tiranë. Dosja është me ngjyrë blu, e lidhur me spango dhe e vulosur. Në mesin e dosjes është vendosur një etiketë me ngjyrë të bardhë, ku është shkruar GËRDECI dhe poshtë këtij shkrimi është shkruar me shkrim dore ‘sekretaria‘. Pasi u zgjidh dhe u hap, në pjesën e pasme të kapakut shohim të ngjitur një fletë formati A4, ku lexohet ‘fletë inventari‘, e firmosur dhe e vulosur", thuhet në një procesverbal të prokurorisë, i cili vazhdon me shkresat përkatëse. Shkresat janë për mbylljen e dosjes, informacion për kalim kapital të pronës, dërgim dokumentacioni lidhur me objektet që janë në repart, urdhër për dorëzimin e pronës, si dhe fakse të shumta. Në dosje janë edhe shqetësimet periodike në lidhje me administrimin e objekteve të ish-brigadës së tankeve. Në dosje janë edhe të dhënat që në terren ka filluar punë firma "Trans Digging Construction". Prokuroria thotë se do të thërrasë si dëshmitarë në Gjykatën e Lartë aksionerët e firmave që kanë punuar në Gërdec.
Hetimi
Në gjykatë ka akuzë në ngarkim të ish-zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe civilë, të cilët në shkelje të ligjit i kanë urdhëruar subjektet private që të prishin objekte në Gërdec, të kryejnë punime dhe ta administrojnë këtë pronë
Pronat
Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale penale të nevojshme ndaj pasurive të të pandehurit Mihal Delijorgji, sapo është vënë në dijeni të aseteve, apo përqindjes së aksioneve të tij në shoqëritë ku ai është aksioner