Letër-porosia nga Bosnja: Fazliç, asnjë aktivitet të paligjshëm te ne
Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç, nuk ka asnjë aktivitet të paligjshëm në shtetin e Bosnjës, si dhe nuk ka kryer asnjë transfertë bankare nga Shqipëria. Prokuroria e Tiranës tha se ka administruar në dosje letër-porosinë e Bosnjës rreth aktiviteteve të mundshme kriminale. Nga dokumentet që kanë ardhur në prokurori nga Ministria e Drejtësisë, Fazliç nuk ka kryer asnjë "krim" në Bosnjë si dhe nuk rezulton asnjë transfertë nga firma "Crown Acquisition", me qendër në Shqipëri, te firmat e tij në Bosnjë. Prokuroria shqiptare dyshonte se Fazliç në shtetin boshnjak kishte kryer transferta bankare nga Tirana drejt Sarajevës në shuma të mëdha.
Disa javë më parë, hetuesit e çështjes kanë dërguar letër-porosi edhe në Qipro, Kroaci, Zvicër dhe Angli, për të zbardhur pastrimin e parave nga shtetasi serbo-boshnjak, Damir Fazliç, në Shqipëri. Dyshohet se në këto shtete ai ka kompani pa kapital, me anë të të cilave kryente pastrim parash. Sipas prokurorisë shqiptare, kjo veprimtari e ka pasur zanafillën në shtetin e Qipros, ku Fazliç ka shitur kompaninë "Crown Acquisition". Më pas transferoi paratë e shitjes së kompanisë në Shqipëri, duke arritur të blejë qindra dynymë tokë në Durrës. Por mësohet se prokuroria është thelluar në hetime dhe ka dërguar një letër-porosi në Zvicër, nga ku kërkohen më shumë detaje. Në këtë shtet ka të dhëna se Fazliç ka një kompani tjetër që ka shërbyer si nënkontraktore për shitjen e "Crown Acquisition". Gjithashtu, prokuroria shqiptare shpreson në një bashkëpunim të ngushtë me zviceranët edhe për transfertën e 1.7 milionë eurove nga Tirana në Zyrih. Një tjetër letër-porosi është dërguar në Kroaci, ku kërkohet informacion për disa kompani të tjera të Fazliç që veprojnë në këtë shtet. Ndërsa letër-porosia e dërguar drejt Anglisë shërben për marrjen e informacionit për rezidencat e Damir Fazliç.
Vonesat e letër-porosive në këto shtete e kanë detyruar Prokurorinë e Tiranës që të shtyjë hetimet edhe një muaj, pasi në këtë hark kohor pritet të mbërrijë letër-porosia e Qipros, më e vlefshme për hetuesit e çështjes. Burimet zyrtare pranë institucionit qendror të akuzës sqaruan se hetimet brenda territorit shqiptar për aktivitetin e ligjshëm dhe të paligjshëm të biznesmenit Fazliç kanë përfunduar. "Veprimet hetimore që organi i akuzës duhej të kryente në vendin tonë në lidhje me procedimin penal ndaj shtetasit serbo-boshnjak, Damir Fazliç, për dyshimet e kryerjes së veprës penale të pastrimit të parave, prokuroria pothuajse i ka përfunduar. Por, për të mbyllur dhe nxjerrë një konkluzion në lidhje me kryerjen apo jo të kësaj vepre penale, jemi të detyruar të presim ardhjen e përgjigjeve të letër-porosive të dërguara në Qipro, Angli, Zvicër dhe Kroaci. Bëhet fjalë për llogaritë bankare në këto vende, të cilat janë përdorur nga kompanitë e biznesmenit Fazliç për transferta të ndryshme nga njëri shtet në tjetrin dhe drejt Shqipërisë", thanë burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Hetimet e pastrimit të parave ndaj mikut të Kryeministrit Sali Berisha, serbo-boshnjakut Fazliç, kanë ngecur për shkak të mosardhjes së këtyre letër-porosive të dërguara nga Prokuroria e Tiranës nëpërmjet rrugës zyrtare, që është Ministria e Drejtësisë.