E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti ligjor, pushtetarët dhe populli

01-04-2011 / Nga Skënder Mulliqi

Kriza politike në Kosovë thua së nuk ka të ndalur. Gjykata Kushtetuese vitin e kaluar   e kishte  detyruar të jap dorëheqje nga posti i të parit të shtetit Fatmir Sejdiun si shkelës të kushtetutës për shkak se ishte edhe kryetar i LDK-së. Dihet së pas dorëheqjes së Sejdiut u prish koalicioni PDK-LDK-e, me ç’rast erdhi deri të kriza institucionale. Kjo Gjykatë e kontestoi edhe Behgjet Pacollin për president. Kosova edhe një herë tjetër ka mundësi të futet në krizë politike, nëse prishet koalicioni PDK-AKR, kur dihet së paraprakisht AKR-ja si kusht të vetëm për lidhje të koalicionit me PDK-në e kishte që Pacolli të jetë president i Kosovës. Një rivotim i ri në kuvend për Pacollin edhe kësaj radhe do të jetë i paparashikueshëm. Vështirë se do t’i ketë të gjitha votat edhe të PDK-së, pas të gjitha zhvillimeve të fundit  në këtë subjekt politik. Pacolli nuk bëri kurrfarë shkelje të kushtetutës, ajo ishte punë e ligjvënësve të Kosovës. Në të gjithë këtë zallahi politike, me në fund organet e juridikaturës kanë filluar të funksionojnë ashtu si duhet dhe të pandikuar nga politika, kur dihet së deri me tash ishte hallka më e dobët e pushtetit. Pa  funksionimin e duhur të organeve të drejtësisë nuk mund të kemi as sundim të rendit dhe ligjit, dhe nuk mundemi të ndërtojnë shtet të mirëfilltë dhe demokratik. Nëse ndodhë që të kemi prapë zgjedhje të jashtëzakonshme, me kusht që ato të kenë rrjedhë normale, e jo si zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar, nuk bëhet kijameti. Demokracia i ka këto punë. Kosova gjashtë muajit e fundit është duke u ballafaquar më sfidat më të mëdha të pas luftës. Kriza politike gjithnjë e më shumë po rëndon mbi supet e qytetarëve tashmë të lodhur në secilin plan. Secili raport për Kosovën që po vjen nga bashkësia ndërkombëtare është më negativ se tjetri. Më në fund duhet të vetëdijesohemi së me krimin si barrë nuk mund të inkuadrohemi në asnjë strukturë të Evropës. Si njëri prej indikatorëve të kësaj është edhe raporti i fundit i Bankës Botërore që Kosovën e radhit në vendin e 119-të. Vendi ynë konsiderohet si vend i pasigurt për investitorët e huaj, dhe kjo çështje ka ndikuar që ata edhe mos të investojnë në Kosovë. Kontrabanda në veri, e sidomos në pikat kufitare 1 dhe 31 ka bërë që të kemi humbje të mëdha në buxhetin e Kosovës. Reformat në çdo pore të jetës janë më së të domosdoshme nëse dëshirojmë të kapërcehet kriza në të cilën është katandisur Kosova .Kriza e moralit e ka tejkaluar çdo kufi. Skamja dhe mjerimi nuk po kanë të ndalur. Armata e të papunëve në një vend të vogël siç është Kosova, ka kaluar çdo përmasë. Më shumë po bashkëjetojmë me terrin së sa me dritën si të jetonim në mesjetë, dhe për këtë as që po qanë kokën kush. Shkalla inflacionit është bërë e papërballueshme për xhepin e një numri të vogël të atyre që po punojnë. E për 50 përqindëshin që janë të papunë, vaj halli për ta, por jeta bëhet gjithëqysh siç thotë edhe një fjalë e popullit. Shumë pak mund të flitet për ndjenjën e përgjegjësisë në Kosovë. Situatën edhe më shumë po e vështirëson fakti së në këtë krizë  politike kanë filluar bisedimet ‘teknike’ me Beogradin zyrtar. Pala e cila e fillon lojën e papërgatitur si në sport, dihet se e ka të paevitueshme edhe humbjen. Në këtë rast me gjasë humbës do të jemi ne, ndërsa fituese do të dal Serbia. Por , kështu e ka puna kur punohet ad hoc. Qysh në start të këtyre bisedimeve pala serbe ka filluar të tallët me ne. A nuk është tallje fakti, që Serbia është deklaruar së nuk do ti dorëzon origjinalet e librave të amzës, por kopjet të cilët nuk i duhet askujt. Por, kështu vijnë punët në zgrip, kur shkohet në bisedime i papërgatitur. E në anën tjetër presidenti serb Boris Tadiq i shfaqi shumë hapur pretendimet territoriale të Serbisë, për ndarje të Kosovës, duke tentuar bosnjëzimin e saj. Nëse punët vazhdojnë kështu atëherë ngadalë, por sigurt Serbia me ndihmën e qarqeve të caktuara në Evropë, do t’i realizojë synimet shoviniste për krijimin e Serbisë së Madhe. Jemi ne defanzivë të madhe politike. Më shumë po merremi me njëri-tjetrin dhe si të pasurohemi sesa çka po ndodh brenda dhe përreth Kosovës. Kush e merr përsipër drejtimin e shtetit, duhet të shikojë të mirën e përgjithshme, të mos i shmang as për një milimetër ligjet e shtetit e kushtetutën. E ne jemi shtet  ri që ka nevojë të madhe të kemi përgjegjësinë, ndershmërinë dhe moralin e të gjithë funksionarëve dhe njerëzve të tjerë të drejtësisë, sepse populli i ka sytë dhe mendjen nga ata. Ata tek e fundit edhe janë të zgjedhurit e tyre , të cilët janë të obliguar ti realizojnë interesat e qytetarëve, e jo t’u sjellin fatkeqësi atyre. Pushteti matet se sa i realizon interesat e popullit, e jo realizimin e lakmive dhe interesave vetjake…`

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›