E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilët janë mercenarët e “vërtetë” të Gedafit?

01-04-2011 / Gazeta 55

Që nga fillimi i trazirave në Libi bandat e rebelëve, duke përfituar nga kaosi, kanë sulmuar qytetarët e kombësive të tjera afrikane, sidomos Eritre, Etiopianë, Somalezë dhe Sudanezë, duke i akuzuar se janë mercenarë të paguar nga Gedafi, por ata nuk kishin lidhje fare, mercenarët e vërtetë janë të tjerë dhe nuk kanë kaluar pa u vënë re nga sytë e kryengritësve, të cilët që në ditët e para të kryengritjes kishin kapur disa pasi kishin sulmuar qytetin Zawia, në brigjet perëndimore të kryeqytetit. Mesa thuhet, u përkisnin vendeve të ndryshme arabe dhe evropiane, duke përfshirë dhe Italinë.
Mercenarët, sipas Këshillit Kombëtar të Libisë, arritën në Tripolitania në rrugë tokësore pas mbërritjes në Fezzan me avionë nga Çadi dhe Sudani. Mohammed Abu El Gasin, një refugjat nga Darfur dhe përfaqësues i Lëvizjes Çlirimtare Sudaneze në Itali, kohët e fundit ka deklaruar në Senat se mercenarët e paguar nga Gedafi “janë të njëjtët që bombarduan fshatrat tona e vranë familjet tona në Darfur dhe tani po bëjnë të njëjtat gjëra në Libi duke ndihmuar Gedafin në masakrat e popullsisë civile”.
Të mbërriturit e parë në Libi, të joshur nga pagat prej dhjetëra mijëra dollarësh, ishin mercenarët serbë që punonin në vendet fqinje afrikane si instruktorë të forcave lokale të armatosura ose si truproja të diktatorëve të ndryshëm. Në kurikulumet  e tyre kanë një të kaluar prej ish ushtarakësh, ish policësh dhe ish anëtarë të Beretave të Kuqe, një organ i veçantë i krijuar nga Sllobodan Millosheviç. Ata kapin civilë, përdhunojnë gra, gjymtojnë të plagosurit dhe të burgosurit, shtinë mbi turmën, vrasin me gjak të ftohtë, transportojnë kufomat e personave të vrarë nga vetë ata në objektivat e bombarduar nga Koalicioni për të “dëshmuar” mizoritë e bëra nga anglo – franko – amerikanët. Ata kanë qëlluar me mitraloz pa mëshirë turmat që manifestonin në mënyrë paqësore, kanë hedhur granata mbi to, kanë vendosur snajperë mbi çati për të goditur demonstruesit, kanë lëshuar raketa anti-tank nga helikopterët mbi njerëzit. Ata janë profesionistë të vdekjes që vrasin dhe nuk kanë skrupuj.
Ka shumë mundësi që kur punëdhënësi i tyre kryesor të jetë në rrezik mercenarët, të cilët nuk nxiten nga ideale të tjera përveç se parasë, do ta braktisin. Sistemimi efikas i mercenarëve duket të jetë një pikë e fortë për regjimin, por në realitet është një pikë dobësie, sepse drejtohen nga mercenarët e huaj, kur nuk kanë më besim tek ushtarët e vet, të cilët mund të dezertojnë nëse urdhërohen të godasin bashkatdhetarët e tyre, miq e të afërm. Po bashkësia ndërkombëtare? Në teori dënon marrjen në punë të mercenarëve, siç shkruhet në Rezolutën e vitit 1973, por në fakt me marrëzinë e saj i favorizon ata.
Embargo detare kundër mercenarëve është e kotë, sepse ata nuk arrijnë nga deti, por nga toka. Gjithashtu, zona e ndalim – fluturimit, duke qenë aktive vetëm në paralelin 27 gradë në veri dhe duke neglizhuar të gjithë jugun e Libisë, lë të lira flukset nga pesë vende: Algjeria, Nigeria, Çadi, Sudani dhe Egjipti. Kjo i lejon mercenarët të lëvizin me lehtësi nga ajri, kryesisht nga Sudani dhe Çadi. Pse ndodh kjo? Për shkak të harresës, cektësisë? Apo sepse ashtu i leverdis, për t’i lënë Gedafit një rrugë shpëtimi? Në çdo rast, komuniteti ndërkombëtar nuk bën një figurë të mirë. Marrë nga “Il Tempo”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›