E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre piktorë në DidArt

Ekspozita
Buza, çene e Kokonozi, në një ekspozitë të përbashkët

Tre piktorë, Kujtim Buza, Adrian çene dhe Shkëlqim Kokonozi, vijnë në një ekspozitë të përbashkët në galerinë “DidArt” në Tiranë. Secili vjen për publikun me të veçantat e tyre me vepra që i përkasin kryesisht gjinisë së peizazhit dhe portretit. Ato janë të realizuara në vaj në kanavacë dhe i përkasin vitit 2009. Bëhet fjalë për vepra që vijnë për të parën herë para dashamirësve të pikturës. 12 veprat e tre piktorëve paraqiten në ekspozitën e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit shkurt. Për piktorin Kujtim Buza, peizazhet shqiptare janë në qendër të punëve të tij, pasi për të ky ka qenë gjithmonë frymëzimi kryesor. Buza shfaqet para publikut pas pesë ekspozitave personale të nisura që në vitin 1982, e dhjetëra të tjerave të përbashkëta që më 1957-n.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›