PD: Rama do pushtet në tavolinë
Partia Demokratike akuzon kreun e Partisë Socialiste se po tenton përmbysjen e qeverisë dhe se nuk po zbaton kërkesat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me situatën politike në Shqipëri. “Rama po dëshmon se zgjedhja dhe përcaktimi i tij është politika e rrugës dhe jo institucionet demokratike dhe shteti ligjor”, deklaroi dje për mediat deputeti demokrat, Edi Paloka. Sipas tij, po bëhet e qartë se Rama po kërkon vetëm pushtet në tavolinë dhe se me gjakftohtësi po djeg mandatet e deputetëve të PS-së. Ndërkohë, deputeti socialist, Artan Gaçi hodhi poshtë deklaratën e Partisë Demokratike për djegien e mandateve të socialistëve në datën 4 mars. Gaçi theksoi se “Sali Berisha apo ndonjë tjetër përfaqësues i Partisë Demokratike, duhet ta harrojnë se mandatet e deputetëve të opozitës mund të digjen”, tha ai.
#