Pele, kukull e dirixhuar

Legjenda argjentinase e futbollit, aktualisht trajner i skuadrës arabe Al-Wasl, Diego Armando Maradona i është kundërpërgjigj Peles pas kritikave të këtij të fundit ndaj yllit argjentinas Lionel Messi.
Maradona, si shpeshherë më parë, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të Barcelonës: “Duket se e kanë shkelur vitet. Mos ia hidhni fajin Peles, ai nuk ka bërë asgjë tashmë 20 vite. Nuk e kam takuar as në shitore. Vërtetë nuk ka me çka të merret andaj për atë arsye vetëm flet” tha Maradona i cili theksoi se braziliani Pele mund të shihet vetëm gjatë ceremonive përkrah presidentit të FIFA-së Sepp Blatter.
“Edhe në aso raste duket si një kukull të cilën e komandojnë me dirigjues. Për këtë arsye komentet e tij nuk më befasojnë” përfundoi ai. Pele kishte deklaruar se Messi duhet të fitojë tre tituj të Kampionatit botëror në mënyrë që të krahasohet me të.