Tre shtetas në pranga, të dënuar për vepra të ndryshme

Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Sektorit te Forces se Posacme te Operacioneve Speciale dhe Kerkimit ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit te Policise Lushnje, kanë bërë të mundur prangosjen e tre shtetasve te shpallur ne kerkim per vepra te ndyshme penale.
Ata janë Klodian Çela, 25 vjec, banues ne fshatin Hysgjokaj, Lushnje. Ai eshte i dënuar per vepren penale "Fallsifikim i dokumentave". Eni Veshi, 21 vjec, banues ne Fier, i cili ka marrë masën e sigurise "Arrest ne burg", per vepren penale "Vrasje me dashje e mbetur ne tentative". Ndërsa shtetasi i tretë, Lavderim Xhaferaj, 37 vjec, banues ne fshatin Sektor Gradishte Lushnje, i dënuar per vepren penale te "Plagosjes se rende nga pakujdesia".