Aksident në rrugën nacionale Berat-Skrapar, një i plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 14:40 minuta në rrugën nacionale Berat- Skrapar ku ka ngelur i plagosur rëndë një 58 vjeçar që udhëtonte me biçikletë dhe pak minuta më pas u nis drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Aksidenti ndodhi në rrugën kryesore Berat- Skrapar pranë vendit të quajtur "ish divizioni". 58 vjeçari Aqif Zaimi mësohet se udhëtonte me biçikletë drejt lagjes periferike " Uznovë" në kohën që mjeti me targa të Beratit tip Fiat punto 4439 A vinte në drejtim të qytetit.
Përplasja ka qënë e fuqishme dhe 58 vjeçari ka ngelur i plagosur rëndë, ndërkohë që pasi mori ndihmën e parë shëndetesore në spitalin e Beratit, mjekët vendosën transportimin e tij drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Drejt vendit të ngjarjes, mberritën më pas ekspertët e policisë rrugore që po hetojnë për të mësuar rreth shkaqeve të këtij aksidenti. Ky është aksidenti i dytë i rëndë, i ndodhur brenda pak ditësh në këtë qytet, pas aksidentit të disa ditëve më parë ku humbi jetën një 21 vjeçar.