E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 vjet burg për Romeo Lekën

Romeo Leka dënohet me 10 vjetë burg. I akuzuar për pengmarrje dhe për vjedhje të bankës të ndodhur në datën 19 mars të 2010, Romeo Leka ka thënë në seancën e fundit në Gjykatën e Krimeve të Rënda se Gjykata duhet ta mëshirojë pasi edhe ai është treguar i mëshirshëm. E ndërsa avokati i Lekës, Ferdinand Ndoja ka kundërshtuar disa pika të kërkesës së Prokurorisë duke kërkuar një dënim të ulët për klientin e tij duke parë edhe gjëndjen jo të mirë mendore të 25 vjeçarit nga Lezha. Më pas trupi gjykues u tërhoq për vendimin ndërsa vendosi qe ta dënojë me 10 vjet burg, për veprat penale të grabitjes së bankës, armëbajtjes pa leje si dhe pengmarrjes.


Ky denim vjen pas një gjykimi të shkurtuar dhe pranimit të akuzës nga Romeo Leka. Ky i fundit akuzohet për ngjarjen e 19 marsit 2010, ku pasi ka grabitur filialin e një Banke ka marrë peng për disa orë 19 vjeçaren Lori Hatellari dhe vetëm pas ndërhyrjes së policisë dhe forcave RENEA, është bërë i mundur lëshimi i pengut dhe arrestimi i Romeo Lekës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›