Greqi, grabisin bankën policia qëllon mbi shqiptarët 1 i vdekur, 1 i plagosur
ATHINE- 5 shqiptarë u bënë protagonistë të një grabitjeje e cila përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur në Greqi. Ngjarja ndodhi sot paradite në Thiva të Greqisë, ku 5 shqiptarë të armatosur dhe me maska kryen 2 grabitje; njërën në Bankën Bujqësore dhe tjetrën në zyrat e Postës duke arritur të marrin prej andej 22 000 euro. Policia e cila u njoftua për këtë grabitje, u vu në ndjekje të tyre dhe në një postbllok në kilometrin 87 të rrugës nacionale, iu kërkoi të ndalonin. 5 grabitësit iu përgjigjën me zjarr kallashnikovi thirrjes së policisë për të ndaluar.
Edhe policia përdori armët dhe për pasojë nga shkëmbimi i zjarrit u plagos për vdekje një nga shqiptarët, i cili vdiq rrugës për në spitalin e Thivës kurse tjetri u plagos më lehtë në këmbë. Policia arrestoi 3 grabitësit e tjerë. Nga verifikimet rezultoi se personi i plagosur në këmbë, që ndodhet aktualisht në spitalin e Thivës, është person i kërkuar nga Interpoli. Policia sekuestroi në vendngjarje makinën që grabitësit e kishin vjedhur gjithashtu dhe dy armë tip kallashnikov.
Sipas policisë këta persona akuzohen për grabitje me armë dhe dyshohen edhe për një sërë grabitjesh të tjera të kësaj natyre në Athinë. Policia nuk i bën të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar për arsye hetimesh.
(balkanWeb)