Tre studime mbi emigrimin
Fushat
Anketa e BB
Për të kuptuar sesi emigrimi ka ndikuar në arsimin e lartë, Banka Botërore financoi anketime me institucionet e arsimit të lartë, akademikët dhe kërkuesit shkencorë në Shqipëri si dhe me akademikët shqiptarë jashtë vendit. Anketimi i parë mbuloi të gjitha universitetet publike dhe institucionet kërkimore në Shqipëri, me qëllim marrjen e informacionit historik mbi emigrimin e personelit të tyre. Anketimi i dytë i kërkoi stafit ekzistues akademik të shprehnin interesin e tyre në lidhje me emigrimin, ndërsa anketimi i tretë u fokusua në shqiptarët me Ph.D., të cilët jetojnë jashtë shtetit. Të treja studimet u kryen në 2008, nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale (QSES), dhe citohen në të gjithë kapitullin si ‘studimi QSES 2008’.