E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten cmimet e ushqimeve edhe pse ne prag festash

Fenomeni

Në tregje ka nisur rritja e çmimeve të ushqimeve, fenomen që në vendin tonë ndodh për çdo vit gjatë kësaj periudhe.

Edhe pse na ndajnë edhe disa ditë nga festat, konsumatorët po përballen me shtrenjtimin e të gjitha produkteve ushqimore, çka rëndon jo pak në buxhetet e tyre familjare.

Përballë rritjes së çmimeve, një pjesë e blerësve janë detyruar të blejnë më pak, ose në rastin më të keq, të mos hedhin qoftë edhe një vështrimin nga artikujt “e kripur” që tregtohen sot në vend. Për një pjesë të familjeve shqiptare, tryeza e natës së ndërrimit të viteve nuk do të jetë e bollshme, siç parashikohet zakonisht. “Janë rritur të gjitha çmimet. Do rrimë si gjithë ditët e tjera të vitit edhe për Vitin e Ri, sepse nuk kemi para”, - thotë një qytetare. Gjeli i detit, që është një ndër ushqimet karakteristike për Vitin e Ri, shitet në treg me një çmim që varion nga 40 deri në 50 mijë lekë të vjetra, ndërsa shtrenjtim kanë njohur edhe ëmbëlsirat e frutat. Eksperienca e deritanishme ka treguar se rritja e çmimeve do të vazhdojë deri më 31 dhjetor, datë kur përfundojnë blerjet për festat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›