E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre te arrestuar per armembajtje shkaterrim prone dhe kanosje

Tre persona jane vene ne prangat e policise se Shkodres gjate 48 oreve te fundit te cilet akuzohen per armembajtje pa leje shkaterrim te prones si dhe kanosje ndaj personit. Lajmi eshte konfirmuar gjate dites se djeshme nga burime zyrtare te policise se qytetit verior te vendit sipas te cilave ne oren 1630 te se shtunes nga sherbimet e policise u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Ylber Mlloja vjec 31 banues ne fshatin Berdice komuna Berdice Shkoder. Policia tha se arrestimi i tij u be pasi ne baze te nje informacioni te marre nga ana e saj dhe gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjet dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri tip pistolete me dollap dhe ne dollapin e kesaj pistolete disa fisheke. Sipas policise po te shtunen ne oren 0400 nga sherbimet e Komisariatit te Policise Puke u be ndalimi i 36-vjecarit Leonard Dodaj lindur dhe banues ne qytetin Fushe-Arrez te rrethit Puke. Ndalimi i tij u be pasi tri dite me pare ne oren 1830 shtetasi E. D. 53 vjec me banim ne Fushe-Arrez ka bere kallezim penal ne ngarkim te te ndaluarit per kanosje ndaj tij. Policia tha per kete ngjarje se jane kryer te gjitha veprimet procedurale me grup hetimor dhe shtetasit Leonard Dodaj i jane gjetur dhe jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje cante me nje automatik model 56 8 krehra automatiku si dhe 495 cope fisheke luftarake. Nderkohe qe rreth ores 1300 te se shtunes u be arrestimi i Kol Geges 47 vjec lindur dhe banues ne fshatin Lumbardh Fushe-Arrez rrethi Puke. Arrestimi i tij u be pasi ka qene person i shpallur ne kerkim per arsye se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Puke me vendim te dates 11.1.2011 e ka denuar ne mungese te lartpermendurin me 1 vit e 6 muaj heqje lirie per vepren penale Shkaterrim prone me zjarr. Kapja e ketij personi eshte bere nga sherbimet e Komisariatit te Policise Puke ne afersi te baneses se tij. Per te gjitha keto ngjarje policia e Shkodres ka bere me dije se nga ana e saj u kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet ne ngarkim te shtetasit ne fjale i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake si dhe asaj te Pukes per veprat penale te Kanosjes serioze dhe Mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›