E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 25 vitesh familja del nga ngujimi

Familja e Fran Cacurrit nga fshati Zheje i Kurbinit ka dale nga ngujimi vetem pas 25 vjetesh ne hasmeri. Ata kane qene te ngujuar ne shtepine e tyre qe prej vitit 1986 ku kryefamiljari Fran Cacurri babai i tre djemve ka vrare me arme Ndue Deden. Prej vitit 1986 ai se bashku me tre djemte si dhe nje pjese e madhe e fisit u ngujuan ne shtepi kur Frani punonte si roje ne nje ish-ndermarrje shteterore ne Mamurras. Aty kishte ndodhur edhe ngjarja qe u be shkak per hasmerine. Autori i krimit ka nderruar jete para disa vitesh nderkohe qe tre djemte e tij u rriten brenda shtepise pa dale asnjehere jashte saj nga frika e gjakmarrjes. Ata kane kerkuar faljen dhe besen e babait te viktimes Dode Dodes i cili jeton ne Gramez te Krujes. Per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje jane angazhuar edhe misionaret e pajtimit ne rrethin e Kurbinit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›