E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhin ne garazh kasetofonin e makines se mjekut ligjor

Kane thyer xhamin e deres se njerit krah te makines dhe kane marre prej andej kasetofonin duke shkaktuar edhe deme te tjera materiale. Ngjarja ka ndodhur gjate dites se shtune ne nje nga lagjet periferike te kryeqytetit ne afersi te doganes kur persona ende te paidentifikuar jane futur ne garazhin e nendheshem te njerit prej pallateve te shumta ne kete zone duke thyer xhamin e nje automjeti ne pronesi te nje mjeku ligjor dhe marre prej andej kasetofonin. Lajmi eshte bere i ditur nga burime prane Komisariatit nr. 6 te Policise se kryeqytetit te cilat pas njoftimit te marre nga drejtuesi i mjetit kane mberritur menjehere ne vendngjarje dhe kryer hetimet e para per zbardhjen e saj. Nderkohe nga te dhena policore mesohet se deri me dje situata ne kete zone ka qene e qete ndersa dyshohet se autori apo autoret kane perfituar nga dera e garazhit qe ne ato moment ka qene e hapur. Rreth kesaj ngjarjeje mesohet gjithashtu se pronari i automjetit eshte nje mjek ligjor ne kryeqytet i cili ka kerkuar zbardhjen e menjehershme dhe identifikimin e autoreve te grabitjes se kasetofonit te automjetit te tij. Gjate oreve te vona te mbremjes se djeshme sherbimet e Komisariatit nr. 6 te Policise se kryeqytetit kane shoqeruar ne rajon disa te dyshuar te grabitjes por qe nuk eshte konfirmuar asnje arrestim. Per zbardhjen e ngjarjes pritet gjithashtu identifikimi i marrjes se shenjave te gishtave ne garazhin ku ka ndodhur grabitja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›