E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet ish-fabrika e llambave vdes ne germadha 16-vjecari

Nje adoleshent ka gjetur vdekjen si pasoje e shembjes se godines se vjeter te ish-fabrikes se llambave ndersa policia po heton rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarja. Lajmi eshte konfirmuar gjate dites se djeshme nga burime te policise se qytetit bregdetar sipas te cilave ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne Pyllin e Sodes ku si pasoje e shembjes se godines ka mbetur i vdekur 16-vjecari Ilmi Canaj. E lajmeruar nga banore te tjere te zones policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje ku edhe ka bere nxjerrjen e trupit te adoleshentit. Gjithashtu ekspertet e policise se Vlores kane filluar punen per zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes se rende qe i mori jeten 16-vjecarit Canaj. Sipas te dhenave te para policore mesohet se 16-vjecari shkonte tek godina e vjeter e ish-fabrikes se llambave per te mbledhur sende te mbetura ose per te luajtur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›