Brenda 2 oresh dy termete prej 2.5 ballesh
Dy lekundje te lehta jane ndier ne qarkun e Korces te shkaktuara nga dy termete te cilet kane rene ne nje interval kohor prej 2 oresh. Lekundjet e tokes jane ndjer gjate pasdites se djeshme ne qytetin juglindor te vendit nderkohe qe mesohet se nga ngjarja nuk ka asnje te lenduar apo deme materiale. Keto te dhena vijne nga Qendra Sizmologjike Evropiane per Mesdheun. Nga kjo qender behet e ditur se dy termetet kane rene ne pasditen e djeshme duke qene me magnitude 2.5 balle dhe kane pasur nje distance nga njeri tjetri prej 2 km. Termeti i pare eshte ndier ne oren 1740 dhe ka qene 7 km larg Maliqit ndersa termeti i dyte qe ka rene ne rrethin e Korces eshte ndier rreth ores 1920 epiqendra e ketij termeti ka qene 10 km larg qytetit te Korces. Po nga Qendra Sizmologjike Evropiane per Mesdheun mesohet se qe te dyja keto lekundje kane pasur nje thellesi prej 1km.