Digjet zyra e Gjendjes Civile asnje i lenduar
Flaket e zjarrit kane perfshire zyren e Gjendjes Civile ne qytetin e Vlores por qe fatmiresisht nga ngjarja nuk ka pasur asnje te lenduar. Gjithcka ka ndodhur oret e para te mengjesit te djeshem kur punonjesit e policise se qytetit bregdetar se bashku me zjarrfikesit kane vene nen kontroll zjarrin. Lajmi behet i ditur nga burime te policise se Vlores sipas te cilave pas hetimeve paraprake dyshohet se shkak eshte bere sistemi elektrik tejet i amortizuar. Policia tha se fatmiresisht nuk jane shenuar deme te medha pasi te gjitha te dhenat e gjendjes civile jane te kompjuterizuara dhe zjarri ka perfshire vetem disa dosje te vjetra te cilat nuk perbejne probleme serioze. Nderkohe per kete ngjarje ka reaguar edhe nenkryetari i Bashkise se Vlores Edmond Lekaj i cili eshte shprehur se edhe pse here pas here ka pasur kerkese nga drejtoresha e Gjendjes Civile per nderhyrjen ne sistemin elektrike te kesaj zyre ende nuk ka gjetur zgjidhje kjo ceshtje. Sipas tij nga ky zjarr nuk ka pasur asnje demtim serioz as ne materiale dhe as ne godine.