Mbyllja e magjistrales në Prishtinë shkakton kaos në trafik

Kolona të gjata janë krijuar nga Veterriku deri tek rrethrrotullimi në afërsi të spitalit në kryeqytet. Kjo për shkak të mbylljes së njërës korsi të rrugës Prishtinë-Ferizaj, e cila do të jetë e mbyllur për qarkullim për të paktën 45 ditë.
Si raporton KTV-ja, të gjithë ata që vijnë në Prishtinë nga Shkupi, Ferizaj, Gjilani apo nga i gjithë jugu i vendit, do të presin me orë të tëra për të hyrë në qytet. Një gjendje më e theksuar kaotike është te rrethrrotullimi në afërsi të Spitalit. Si pasojë e stërngarkesës nga veturat në rrugë, ka pasur edhe aksidente pasi që në një situatë të tillë nuk respektohen as rregullat e komunikacionit.
Vendimi për mbylljen e rrugës është marrë pasi që në këtë segment është duke u punuar në ndërtimin e rrethrrotullimit në fund të Veternikut. E kjo gjendje po u shkakton kokëçarje dhe nervozizëm qytetarëve të cilët, në pamundësi për të lëvizur nëpër rrugë të tjera, detyrohen të presim me orë të tëra në radhë. Megjithëse është thënë se janë bërë përgatitjet për orientimin e qytetarëve nëpër rrugë alternative, këtu nuk u vu re ndonjë njësit policor i trafikut që do ta bënte një orientin të tillë.
Ja edhe një pamje e kamotshme e kryeqytetit nga Veterniku, për të parë diferencat e mëdha të krijuara brenda disa dekadave./Indeksonline/