Nikol Kidman: "Me Tom Kruiz kam ndjerë të gjitha emocionet"
Për vite, aktorja refuzoi të flas për martesën që ka patur me Tom Kruz. Tani ajo ka ndryshuar mendje dhe rrëfen sekretet intime me Tomin, tashmë të martuar me një tjetër aktore
MILANO-Për vite të tëra aktorja australiane Nikol Kidman ka refuzuar të flase për martesën 10 vjecare që pati me Tom Kruiz. Në një rrëfim të saj për revistën britanike “Gentlemen's Quarterly", Kidman tregon për herë të parë detaje pikante nga dhoma e saj e gjumit.
"Provova obsesionin. Njoha humbjen, dashurinë dhe momente të tëra të mbushura me keqardhje. Unë kam pasur eksperienca pikante erotike, por njoha gjithashtu edhe aspektet e përditshme të martesës monogame," tha 42-vjeçarja për revistën" GQ ".
Tani aktorja është martuar me këngëtarin Keith Urban, martesë që ajo e cilëson të brishtë. "Ne jemi duke punuar. Martesa jonë është diçka e jashtëzakonshme dhe aventureske. Është e shumë e brishtë dhe e rrezikshme. Duket sikur ne jemi gjithë kohën në det të hapur, po aq të ekspozuar dhe po aq në rrezik se mos mbytemi”.
Por, aktorja nuk mohon se e ka dashur shumë burrin e pare, Tom Kruiz. Sipas saj, martesa me Tom Kruiz ka qenë forca shtytëse për karrierën e saj brilante si aktore. "Shumë shpejt unë u bëra e famshme. Gjithashtu edhe sepse unë u martuva me një njeri i famshëm si Tomi. Menaxheri im ma kishte sugjeruar me kohë këtë martesë. “Të mos martohesh me të, do të jetë fundi i karrierës tënde”. “Por, unë e zgjodha Kruizin, jo për tu bërë e njohur, por sepse e dashuroja”, tha Kidman në intervistë.
Tom Kruzi dhe Nikol Kidman u martuan në vitin 1990, pas takimit që patën në filmin "Days of Thunder". Ata adoptuan dy fëmijë, Isabelën dhe Konor. Cifti u nda në vitin 2001, pak ditë para se të mbushnin 10 vjet bashke duke bërë një jehonë të madhë në botën kinematografike, pasi ishin cilësuar si cifti më jetëgjatë në Hollivud dhe shumë të bukur. Kidman pas divorcit të saj, u shpërngul në Sidnei, ku fëmijët sot ndjekin një shkollë private. Megjithatë, deri më tani publikisht asnjë prej tyre nuk ka shpjeguar arsyet që çuan në ndarjen e papritur. Në qershor 2006, Kidman u martua me këngëtarin Keith Urban dhe shkoi për të jetuar me të në Nashville, Tennessee. Në korrik 2008 ajo lindi vajzën e saj që e quajtu me emrin Sandej Rose. Kruiz në fakt u martua dhe ai në vitin 2006 me aktoren e njohur Kjet Holms sipas një riti fetar të vjetër e të vecantë. Çifti ka një vajzë, Surinë.
(d.b/BalkanWeb)