E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të vrarë në një çerdhe fëmijësh në Minnesota

Tre persona të rritur janë vrarë në një kopsht fëmijësh në Minnesota, ndërsa kolegji i afërt është mbyllur pasi policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili u arratis me biçikletë.

Policia kumtoi vetëm disa detaje për ngjarjen.

Inspektori Tod Millbern deklaroi se në incident askush tjetër nuk është plagosur, por nuk deshi të thotë nëse ka pasur fëmijë të pranishëm në çerdhe gjatë sulmit.

Tani për tani askush nuk është arrestuar, transmetuan mediat amerikane.

Shiriti policor është vendosur rreth objektit, në oborrin e së cilit janë hedhur lodra fëmijësh.

Hakim Hjugs (18), student i cili jeton në afërsi, thotë se ka dëgjuar britma në këtë objekt, por se nuk ka u ka kushtuar shumë vëmendje, pasi që fëmijët shpesh luajnë në oborrin e kopshtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›