Trebicka kishte frikë për jetën e tij
Një denononcues që zbuloi dëshmi të korrupsionit publik dhe praktikave mashtruese nga një kontraktor në një marrëveshje armësh të sponsorizuara nga Pentagoni u gjet i vdekur dje në një rrugë malore. Vitin e shkuar, denoncuesi, Kosta Trebicka, 48 vjeç, dëshmoi për Neë York Times dhe hetuesit amerikanë me fakte se kompania amerikane AEY kishte blerë fishekë kinezë të vjetër për forcat ushtarake dhe policore afgane, i kishte ripaketuar në arka pa mbishkrime që fshihnin origjinën e tyre dhe pretendonin se municioni vinte nga Shqipëria. Akuzat e tij e tronditën qeverinë shqiptare dhe Pentagonin. Zoti Trebicka u ka deklaruar reporterëve të Times disa herë se ai kishte frikë për jetën e tij. Ai u gjet i vdekur afër makinës së tij dhe ende nuk janë dhënë shkaqet e vdekjes. Hetuesit shqiptarë thanë se do t’i bëhej autopsia.
* Titulli është redaksional