PS – LSI si 3/4 me 1/4
HENRI ÇILI
Edi Rama në një letër publike për Ilir Metën, në një kontekst të gjetur politikisht: vdekja e dëshmitarit kryesor të çështjes së Gërdecit, një atmosferë frike e pasigurie që ka përfshirë shumëkënd për limitet e lirisë dhe demokracisë në këtë vend ...ka rast të mos mbetet thjesht një gjest taktik i momentit, të mos realizojë thjesht një “marrëdhënie publike” të çastit. Kjo letër, në këtë situatë, ka rast të ngjizë një pakt afatgjatë për strukturimin e krahut të majtë politik.
E vërteta është mjaft e thjeshtë në kampin e majtë edhe pa formulat dhe logaritmet elektoraliste të politikanëve të shkencave të natyrës të tipit Gjinushi apo Islami: PS nuk fiton dot e vetme zgjedhjet përballë kundërshtarit Berisha pa LSI-në, kurse LSI sado të rritet nuk mund të bëhet, të paktën për një periudhë afatmesme aq e madhe sa të qeverisë Shqipërinë, e vetme apo si udhëheqëse e çfarëdolloj koalicioni. Gjithnjë, nëse flasim për një dialektikë demokratike me krahë politikë të ndarë, me opozitë dhe qeveri dhe nuk kemi parasysh ndonjë “koalicion të madh”, pra dy-krahësh politikë.
Lëvizja Socialiste për Integrim, e lidhur kryesisht me figurën e ish–kryeministrit Ilir Meta, është një parti dinamike. Ajo karakterizohet tipare luftarake: Por jo vetëm kaq. Ajo ka dhe instrumente në dispozicion: ka struktura, burime njerëzore e financiare, rrjet njerëzish të motivuar politikisht që i besojnë kauzës, partisë dhe liderit të tyre. Sikur kjo të mos mjaftonte sistemi elektoral aktual, i ndërtuar enkas për të dëmtuar më së pari këtë parti, por dhe për të dekurajuar parti të tjera të reja nga secili krah, e ka shndërruar LSI-në në një parti të motivuar dhe në kushte rezistence, e cila ka dy rrugë: të zhduket nga sistemi elektoral apo të mbijetojë duke u rritur për t’i shpëtuar kurtheve makiavelike të sistemit elektoral proporcional. Nga ana tjetër, në 6 muajt e fundit aksioni i LSI-së është pajisur me një kauzë morale: ajo e kundërshtimit të ndryshimeve kushtetuese, shoqëruar kjo me angazhimet bashkë me të, ose pranë saj të zërave autoritativë nga shoqëria civile, të njerëzve që kanë një kapital publik personal, të angazhuar të gjithë rreth kauzës së garantimit të sistemit tonë demokratik.
Të gjitha këto realitete, edhe pse nuk i përmend, letra e Edi Ramës i merr parasysh. Duket se është një dokument politik i ndërtuar jo në ngutin e të përditshmes, duket një letër e pasuar nga këshillat mediokre që mund t’i vinte në dispozicion me zell oligarkia aktuale e Partisë Socialiste.
Duke marrë shkas nga konteksti politik i ditës, a mundet e majta shqiptare të gjente një formulë së paku afatmesme për të mos thënë afatgjatë, për një “qetësim strukturor” dhe të qëndrueshëm të saj. Mjafton t’u referohemi eksperiencave perëndimore, ku krahët politikë dhe liderët politikë janë gjendur në situata të tilla, për të parë se si e kanë menaxhuar ata rivalitetin brenda krahut politik, që herë-herë është edhe më i ashpër sesa lufta politike me kundërshtarin. Ata që kanë pasur sukses thjesht kanë gjetur që në fillim një formulë të raporteve të forcës, të arsyeshme, evidentë, të rrokshme nga racionaliteti politik dhe ai njerëzor madje.
Mjaftojnë tre shembuj për të ilustruar këtë: Pakti i Miterranit me komunistët francezë të Zhorzh Marshezë në fund të viteve ‘70-të, që funksionoi për afro 20 vjet, kur e majta do të ishte e bashkuar, socialistët francezë do të kishin gjithnjë primatin dhe ku pushteti do të ndahej pak a shumë në raportet 3/4 me 1/4.
Nga ana tjetër Zhak Shirak me partinë e tij RPR dhe pasuesit e ish–presidentit Zhiskar Destaing, nuk gjetën qetësi dhe nuk patën sukses derisa pak a shumë gjetën një formulë të tillë, me parimin e primatit të partisë së Shirakut dhe praninë e domosdoshme të UDF, Unioni i Demokracisë Franceze.
Në Gjermani, sistemi i ashtuquajtur “sistemi me katër parti”, apo i njohur dhe si “sistemi një parti e gjysmë”, i përgjigjet të njëjtit raport të çuar pak më lart me thyesën 2/3 e pushtetit dhe fuqisë për partinë kryesore dhe 1/3 për partinë dytësore. Saktësitë matematike të këtyre realiteteve janë pa vlerë për analizën në fjalë.
Një pakt historik mes PS-LSI, pavarësisht çfarë ka ndodhur mes tyre, që do të përgjigjej formulës së ndarjes së fuqisë dhe pushtetit sipas parimit 3/4 për PS dhe 1/4 për LSI-në mund të ishte një formulë e përdorshme me efikasitet nga krahu i majtë, politik. Sigurisht në këtë formulë do të varroseshin një herë e mirë dy ambicie: ideja e një pushteti të pakushtëzuar të Edi Ramës nga aleatët dhe ideja e Ilir Metës për të qenë kryeministër i një koalicioni të majtë në pushtet. Një letër publike si kjo e djeshmja e Ramës, një kafe e planifikuar tek “Sheraton”, janë shumë pak për të varrosur këto dy ambicie: E bëjnë dot?