E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trebinja dhe martesa e trete e Rames

Ne nje nga fabulat e tij te njohura te titulluar Sorra Ezopi i famshem tregon se si njehere Zeusi vendosi tu caktonte zogjve nje mbret. I thirri te gjithe prane fronit te tij per te zgjedhur si mbret me te bukurin midis tyre. Zogjte shkuan ne nje lume per tu pastruar dhe rregulluar pendet. Se bashku me ta shkoi edhe nje sorre. Ajo duke pare zogjte e tjere u bind se me pendet e saj te shemtuara as qe behej fjale te zgjidhej mbretereshe. Ndaj sorra priti sa mbaruan pune zogjte e tjere dhe u larguan. Nderkohe mblodhi te gjithe pendet me te bukura qe u kishin rene ne anen e lumit i ngjiti ne trupin e saj dhe u be me larushe se te tjeret. Kur erdhi koha e caktuar zogjte kalonin me radhe para Zeusit. Ai i veshtronte me kujdes dhe u be gati te zgjidhte per mbretereshe sorren Por zogjte te deshperuar nga ato qe pane iu hodhen sorres dhe i shkulen te gjitha pendet e huaja duke i treguar Zeusit se kush ishte ne te vertete ajo...

Morali i kesaj fabule eshte te tregohesh realist dhe i vertete te mos perfitosh ne menyre te pamerituar duke u shtirur apo duke rrembyer vlerat e te tjereve. Aq me teper nuk mund te perfitosh duke ndryshuar pamjen e jashtme dhe aspekte qe nuk prekin thelbin e personalitetit. Mu kujtua kjo fabul e njohur teksa po lexoja disa opinione online ne faqet e gazetave te rreshtuara perkrah Edvin Rames qe martesen e kreut te Partise Socialiste e konsideronin me mendjelehtesi si kompletim te figures se tij politike per postin e kryeministrit te vendit. Domethene sipas tyre Rama i kishte te gjitha cilesite e mundshme vetem se i mungonte nusja Madje ata tregoheshin aq te entuziazmuar saqe Edi mund te kalonte ne zyren kryeministrore direkt sapo te dilte nga gjerdeku. Fatmiresisht diten qe Rama vinte kurore ne Trebinje te Pogradecit zhvilloheshin zgjedhje te parakohshme per pushtetin vendor. Nje fitore e Partise Socialiste ne kete komune e perligjte deri diku deshiren dhe ekzaltimin e ketyre opinionisteve-militante. Por ndodhi krejt e kunderta sa qe kemi te drejte te hamendesojme se martesa i trete e Rames nuk ishte nje ogur i mire per socialistet e Trebinjes dhe te krejt Shqiperise.

Per 17 vjet me radhe duke filluar nga koha kur jane zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste per pushtetin vendor ne Shqiperi e deri te dielen e kaluar komuna e Trebinjes ne zonen e Mokres eshte qeverisur nga socialistet. Nuk kam statistika te sakta por ne mos qofte rasti i vetem te pakten raste te nje jetegjatesise se tille te bastioneve partiake numerohen me gishtat e dores. Ne kete kuptim Trebinja perben Ginesin shqiptar te mandatit elektoral te nje force te caktuar politike ne vendin tone. Per kete arsye zgjedhjet e parakohshme ne kete komune te vogel duhet te vleresoheshin maksimalisht nga opozita me e madhe ne Shqiperi pra nga Partia Socialiste jo per te ruajtur vazhdimesine e pushtetit lokal ne kete zone rurale po per te argumentuar me nje fakt me shume drejtesine e kauzes majtiste te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Madje rendesia e fitores ne Trebinje ishte kaq e madhe sa qe Edvin Rama mund te shtynte per javen tjeter martesen e tij te trete me nje femer te divorcuar per here te pare. Fitorja modeste e Trebinjes mund te kishte me shume rendesi elektorale sesa pjesa politike e dasmes pompoze te kreut te Partise Socialiste Edvin Rama.

Shumekujt keto mund ti duken disa konkluzione cinike dhe tendencioze kur ne te vertete jane me se miqesore dhe te sinqerta. Po per ta marre me qetesi analizen e problemit ajo duhet filluar nga pergjigja e pyetjes A ishte martesa e trete e Edvin Rames thjesht nje ceshtje personale apo me nje manifestim me prapavije politike Per te dhene nje pergjigje te tille duhet sinqeritet maksimal sikunder duhen marre ne konsiderate te gjithe opinionet e shprehura ne vigjilje te kesaj ceremonie apo dhe ne ditet ne vijim. Ne pergjithesi dominon mendimi se kjo martese eshte bere me nje synim te caktuar politike per te korrigjuar imazhin publik te Edvin Rames pas gjithe atyre monstruoziteteve qe shqiptaret kane degjuar per te ne periudhen postkomuniste. Nuk eshte normale dhe e moralshme te risjellim te kujtese te publikut gjithe keto ngjarje te bujshme tashme ne ditet e para te muajit te mjaltit te Edvinit me nje femer qe me kujton ne menyre instiktive personazhin Linda B. te Kadarese. Pa u zgjatur me tej ne fakte dhe argumente mjafton te kujtojme se aspekti familjar i kesaj martese kaloi ne plan te dyte nderkohe qe ne plan te pare doli aspekti politik me mbi 800 te ftuar nga radhet e politikaneve vendas dhe te huaj. Shume media dhe opinioniste e kane quajtur kete ceremoni te denje per nje familje mbreterore e cila ka si qellim trashegimin e pushtetit. Rama e beri gjithe kete martese mbreterore jo per te trasheguar pushtetin po per ta marre ate. Natyrisht fjala eshte per pushtetin qendror pasi pushtetin lokal ai po e trashegon prej nje dekade. Keshtu qe dhenderia e Rames sot synon plotesimin e figures se tij si kryeministrit neser. Nuk dihet se ne kete perfundim ai ka arritur nga keshillat e sugjerimet e te tjereve apo nga mesimet vetjake qe ka nxjerre pergjate nje viti veteperjashtues nga proceset gjitheperfshirese ne interes te popullit dhe vendit te vet. Mbase mund te kene ndikuar te dyja keto alternativa por qe gjithsesi Rama ka arritur ne perfundimin e gabuar te zgjidhjes se problemit natyrisht jo qe eshte martuar ne menyre biologjike por qe eshte martuar me synimin per te plotesuar figuren e tij politike.

Rama i humbi zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit 2009 jo se ishte beqar i staxhionuar por se ishte nje politikan i papjekur dhe aventurier. Elektorati socialist qe fatkeqesisht eshte i konsiderueshem ne numer ka votuar per Edvin Ramen edhe duke e pare fotot e tij lakuriq plazheve te Frances me nje nga dy ish-grate e tij te meparshme apo duke degjuar lloj-lloj historish shtazarake te tij ne raport me familjaret djalin dhe ish-te dashurat e tij. Votuesve socialiste sidomos atyre te moshave te thyera nuk u beri pershtypje as fakti qe ne fillim te viteve 90 Rama ishte shprehur se ata duheshin varur te gjithe tek stadiumi Dinamo perderisa e priten me ovacione dhe duartrokitje te zjarrta ardhjen e tij ne krye te Partise Socialiste. Problemi qendron ne faktin se Rama ka filluar ti shfaq veset e divorcimeve dhe dhunimeve me femrat edhe ne raport me anetaresine socialiste. Ai po njelloj ka filluar ti keqperdore e keqtrajtoje socialistet e thjeshte vetem per te mbushur radhet e protestuesve duke e shnderruar Partine Socialiste ne teresi ne nje shoqate ndertuesish. Kesisoj ata nuk ndjehen te perfaqesuar e te motivuar per ti shkuar pas Edvin Rames edhe pasi e moren vesh e u binden se ai u dha fund aventurave te ndryshme me femrat duke u martuar me nje moshatare te tij te divorcuar ne prill te ketij viti. Humbja e zgjedhjeve ne Trebinje qe deri te dielen e kaluar perfaqesonte bastionin e socialisteve tregon se ate qe Rama kerkon ta evidentoje si virtyt shumekush madje edhe disa nga zgjedhesit e tij ne baze kane filluar te dyshojne se mund te jete nje tentative per te mbuluar vesin. Sorra nuk mund te behet kurre mbret i zogjve duke vjedhur pendet e arta te zogjve te tjere per te maskuar pamjen e jashtme thote Ezopi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›