Qeskat dhe shishet e ujit rrezikojne shendetin si te mbrohemi

Rreziku i mbetjeve plastike nga Bisfenoli A. Ekspertja Mulla Bisfenoli ndikon ne sistemin hormonal
Gjendet ne inkubatorin e femijeve ne biberon e deri tek shishet e ujit Bisfenoli A konsiderohet si nje prej perberesve kimike me te rrezikshem i cili ndikon ne sistemin hormonal dhe zevendeson estrogjenin. Rreziku qe vjen nga plastika rritet akoma me shume po te mendohet sasia qe konsumohet ne vendin tone. Edlira Mulla eksperte per menaxhimin e mbetjeve prane Agjencise Rajonale te Mjedisit Rec tregon demet qe shkakton plastika ne shendetin tone. Sipas ekspertes Mulla Bisfenoli A eshte nje kimikat qe krijon gjithashtu probleme ne sjelljen seksuale sjelljen shoqerore dhe gjendjen nervore te personave.
Demet
Ky kimikat nepermjet ushqimit kalon tek gjaku me pas tek grate shtatzena kalon tek bebja kjo e fundit po te jete femer e pason e keshtu me radhe. Vazhdon te transferohet sepse mbetet ne organizem dhe shume pak clirohet ne urine. Po keshtu ekspozimi i larte i foshnjave premature qe qendrojne ne inkubatore ne sallat e terapise intensive ndaj Bisfenolit A dhe ftalatev eshte problem mjaft shqetesues per shendetin e tyre. 80 e bebeve dhe pothuajse te gjithe te rriturit kane nivele te matshme te fataleve ne trupat e tyre. Jane pikerisht ftalatet qe perdoren si plastifikues ne prodhimin e ambalazheve te ushqimeve pajisjeve mjekesore dhe ne materiet plastike ne ndertim. Ka shume fakte se monomeret qe perdoren per prodhimin e polimerive te plastikeve jane te njejtat kimikate qe mund te demtojne mjedisin dhe sidomos njerezit. P.sh klori eshte nje kimikat mjaft i rrezikshem per njerezit Polivinil kloruri PVC qe gjendet ne materialet plastike te ambalazheve permban 56.8 ne mase klor pra me teper se mases se PVC-se eshte klor - thote Mulla
Po ashtu kimikatet qe u shtrohen plastikeve mund te thithen nga trupat e njerezve. Disa prej ketyre perberjeve kimike mendohet se ndryshojne hormonet. Jane pikerisht hormonet qe dergojne sinjale dhe u tregojne qelizave se cfare duhet te bejne. Keto sinjale dergohen ne kohen e gabuar dhe ne sasine e gabuar tek embrioni cka mund te sjelle ndryshime te zhvillimit te ketij embrioni. Dhe kjo behet edhe me tragjike sepse nje grua shtatzene lejon qe ky kimikat ne te njejten kohe te preke tre breza nena e cila ekspozohet ndaj ketij kimikati embrioni dhe nese embrioni femer te gjitha vezet e saj.
Mbetjet
Ne vendin tone vazhdohet te mos ndahen plehrat. Keshtu qesja dhe shishja e ujit perdoren me shume. Nje tjeter ceshtje eshte edhe riciklimi qe promovohet si zgjedhje mjaft e mire plastika qe eshte ricikluar ne nje forme tjeter nga shishe kuti apo materiale paketimi mund te cilesohet si e pasigurt kur pas riciklimit synohet te perdoret per mbajtje ushqimi mjekimesh apo prodhime per bebet.
Keshtu ne vendin tone mbetjet urbane po ashtu ato plastike jane vertet problematike. Keshtu ne rrethet me problematike te sasise se mbetjeve Tirana spikat ku vit per vit ka pasur sasine me te larte te mbetjeve pastaj vjen Durresi Elbasani Fieri dhe Vlora perfshi edhe Korcen e cila ka mbi 50 mije tone mbetje ne vit. Ekspertja Mulla thote Po te shikojme progresin neper vite ka pasur nje sasi te perafert. Kurse per Tiranen ne kete periudhe 6-vjecare sasia e mbetjeve ka kaluar nga 150 mije ne 270 mije tone.
Nderkohe qe vihet re se rrethi me problematik nuk eshte me vetem Tirana por edhe Kukesi Durresi Vlora. Mesatarja e vendit per banor eshte diku te 0.24 t ne vit 240 kg per banor ne vit. Keto rrethe jane mbi mesataren. problematike per mbetjet ne Shqiperi eshte cdo rreth cdo familje cdo person.
Me keto tendenca vendi yne gjate 2010-s do te kete kaluar 800 mije mbetje tone ne vit. ne 2015 ne do te kalojme 1 milion mbetje tone ne vit. Progresioni tregon se vit per vit ne Shqiperi shtohen afersisht 40 mije t ne vit prej te cilave per Tiranen 22700 t ne vit. Ritmi i prodhimit te mbetjeve urbane per Tiranen eshte shume me i larte sesa rrethet e tjera dhe mbi gjysma e sasise se mbetjeve vjetore per Shqiperine shtohen vetem ne kryeqytet - shprehet Edlira Mulla eksperte per menaxhimin e mbetjeve prane Agjencise Rajonale te Mjedisit Rec.
Shumica e plastikeve jane te riciklueshme ne vendin tone riciklohet PET / PETE - Polyethylene terephthalate dhe grumbullohet HDPE - High density polyethylene. Madje ekziston nje industri qe merret me riciklimin e tyre. Qesja e ricikluar nuk mund te perdoret per ushqimet pasi ne to mund te kete edhe mbetje spitalore. Deri tani eshte e pamundur te privohet prezenca e mikrobeve neper mbeturinat tona. keshtu nese ka qene qese nje here nuk mund te riperdoret edhe nje here pasi nuk eshte higjienike.
Skema e riciklimit te plastikes PET dhe HDPE
-Mbledhja. Shishet mblidhen dhe shtypen per te ulur vellimin
-Copetimi. Shishet copetohen ne copeza te vogla
-Kazani i flotacionit. Copezat e plastikes ngrihen lart se jane te lehta kurse ndotesit e rende bien poshte e keshtu largohen
-Nxehja dhe Pastrimi. Copezat e plastikes nxehen per tu larguar ngjitesit
-Pastrimi. Copezat kalojne neper tre stade larjeje
-Filtrimi. Copezat kalojne neper nje site per tu larguar ndotesit qe kane mbetur
-Centrifugimi dhe Tharja. Copezat kalojne ne centrifuge per tu larguar uji i tepert dhe pastaj dergohen per tharje
-Shkrirja. Copezat shkrihen ne furre
-Shtrydhja. Plastika e shkrire detyrohet te kaloje ne shtrydhes per te krijuar fije te gjata plastike
-Peletizimi. Fijet e plastikes ftohen pastaj priten ne peleta me thike. Peletat u shiten prodhuesve te shisheve plastike