E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 2 komandove, Topi mesazh ngushëllimi familjarëve

Menjëherë pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes mbi vrasjen e dy komandove në Afganistan, Presidenti dhe Komandanti i Forcave të Armatosura, Bamir Topi u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të dy paqëruajtësve, Kapitenit Feti Vogli dhe Nëntetarit Aleksandër Peçi.

Në mesazhin e tij Topi shkruan:

Me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thellë, mësova lajmin e hidhur të rënies heroikisht në krye të detyrës të Kapitenit Vogli dhe Nëntetarit Peçi, që të dy ushtarakë shqiptarë të kontigjentit Eagle 4 në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kandahar, në Afganistan. Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni tju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njerëzve tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për tju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura!

Në zemrat dhe kujtesën tonë të përbashkët kombëtare Kapiten Vogli dhe Nëntetar Peçi do të mbeten përjetësisht të paharruar për veprën e tyre heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të të gjithë ushtarakëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit si dhe të inkurajoj e të përgëzoj mbarë Forcat e Armatosura shqiptare për përmbushjen e misionit të tyre të guximshëm e vetëmohues!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!-përfundon ai.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes,dy komando shqiptare mbetën të vrarë sot në orën 15 me orën lokale afgane, pasi u sulmuan nga një skuadër e policisë lokale afgane në qytetin Herat. Feti Vogli, me detyrë komandant grupi i ushtarëve shqiptarë dhe nën tetar Aleksandër Peçi, mbetën ta plagosur nga shkëmbimet e zjarrit dhe pak orë më pas ndërruan jetë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vdekja e prokurorit Hana, Topi dërgon mesazh ngushëllimi Tiranë- Presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet e tij për...
  2. Tragjedia e Restelicës, Topi dhe Rama dërgojnë mesazhe ngushëllimi Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe kryetari i Prtisë...
  3. Afganistan, vriten dy komando shqiptarë. U qëlluan nga policia vendase Herat – Dy komando shqiptare mbetën të vrarë sot në...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›