E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS zhvillon "Arsim për shekullin e ri"

 

Partia Socialiste zhvilloi, Konferencën rajonale të Tiranës: “Arsim për Shekullin e Ri”. Kjo tryezë mbyll ciklin e 12 konferencave rajonale që janë zhvilluar në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Kjo konferencë shënoi dhe mbylljen e dialogut për arsimin në nivelin e tretë të tij, pasi më parë është bërë një debat publik, që ka filluar në shtatorin e shkuar, koha ku është filluar ky dialog. I pranishëm në këtë tryezë të fundit për arsimin, ishte Kryetari i PS-së, Edi Rama i cili u shpreh se në këtë proces dialogimi të çelur nga PS-ja kanë marrë pjesë mbi 2500 njerëz të sistemit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre, për ndërtimin e një programi të ri për arsimin nga Partia Socialiste. Edi Rama në këtë konferencë për problemet e arsimit u shpreh: “Besoj se ndajmë së bashku bindjen se cilësia e këtij proçesi, duke filluar që nga në hapin e parë të shkollës, është e papranueshme në rast se konsiderojmë vështirësitë e jashtëzakonshme të familjeve shqiptare, për t’u dhënë fëmijëve arsimin e nevojshëm dhe pamundësinë e jashtëzakonshme të dhjetra mijërave, për të patur sukses, në një sistem normal arsimor”.

Rama theksoi se ‘universitetet janë kthyer në fabrika diplomash, që çdo vit e më shumë e humbin vlerën e tyre, duke shtuar numrin e të papunëve dhe të zhgënjyerve, në radhët e gjeneratës së re’. Ndërkohë që për liberalizimin e universiteteve çështje , e cila është komentuar edhe herë të tjera nga Rama, ai tha se:” Nuk ka liberalizim pa konkurrencë. Liberalizimi pa konkurrencë është kolektivizim, që nuk ka të bëj fare me sistemin ku ne jetojmë. Liberalizimi pa konkurrencë është shpërdorim i ëndrrave, ambicieve, interesave, të të gjithë atyre që bëjnë pjesë në një system”. Me këtë rast është mbyllur dialogu për arsimin në të gjithë Shqipërinë, e organizuar nga Partia Socialiste Shqiptare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›