E Shtunë, 31 Tetor 2026

Produktet Made in Albania Turqia sposton Greqine

Kriza në Eurozonë duket se ka zhvendosur edhe hartën e eksporteve. Turqia po interesohet gjithmonë e më shumë për produktet shqiptare. Partneri kryesor i Shqipërisë për sa i përket eksporteve mbetet Italia, sipas statistikave zyrtare, me 53 për qind të eksporteve. Ndërsa Turqia ka spostuar Greqinë, duke u bërë vendi i dytë ku eksportohen 7.5 për qind e produkteve shqiptare. Sipas përfaqësuesve nga zyrat e politikave tregtare në Ministrinë e Ekonomisë, dy vitet e fundit, riorientimi i vendeve të eksportit ka ndryshuar. Greqia ka qenë vendi tradicional i dyti i eksportit tonë, kurse tashmë nuk është kështu. Italia vazhdon të mbetet vendi i parë i eksporteve shqiptare, ndërkohë që Turqia dhe Kosova e kanë marrë vendin e dytë, pra janë pothuajse në të njëjtin nivel. Vendin e parë e zënë tekstilet dhe veshjet e këmbëve. Produktet e dyta renditen hidrokarburet me 27 për qind dhe pastaj materialet e ndërtimit me 13.5 për qind
Niveli i eksporteve me vendet e Bashkimit Europian zë 72 për qind dhe ai me vendet CEFTA, me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjet e tregtisë së lirë, është 12.5 për qind. Për vitin 2011 eksportet e mallrave drejt BE-së kanë arritur në 1018.5 milionë euro, me një rritje prej 26 për qind. Gjithashtu edhe tregtia me Kosovën në vitet e fundit ka përmirësuar ndjeshëm nivelin e eksporteve, pasi në vitin 2011 rreth 7.4 për qind e eksporteve kishin destinacion tregun kosovar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›