Fituesit ne universitete, sot listat e fituesve Sonila Isaku
Te gjithe maturantet te cilet kane marre nota kaluese ne te gjitha provimet e Matures Shteterore dhe kane aplikuar per te studiuar ne Universitet Publike ne vend sot do te njihen me rezultat. Keshtu, sipas rregullores sot eshte afati i fundit i shpalljes se fituesve ne universitete. Burime zyrtare prane Agjencise Kombetare te Provimeve u shprehen se emrat e fituesve do te behen publik jo me larg se diten e merkure, pasi ky eshte dhe afati qe eshte percaktuar sipas udhezimit te MASH. Nderkohe specialistet jane drejt perfundimit te perllogaritjes se pikeve ne baze te rezultateve te matures shteterore.
Kete vit pritet qe te kete rreth 30130 mije fitues ne te gjithe vendin. Pas regjistrimit te fituesve te pare ne mes te muajit shtator dhe mbylljes se regjistrimeve, universitetet do te shpallin kuotat bosh, te cilat jane te parealizuara. Ne kete stad do te hyje ne loje plotesimi i formularit A3. Formulari A3 perfshin programet e studimit te ofruara nga institucionet publike te arsimit te larte me kuotat respektive te shperndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Kane te drejte te plotesojne formularin A3 te gjithe kandidatet, te cilet kane marre pjese dhe kane rezultuar fitues ne provimet e Matures Shteterore, por nuk kane plotesuar formularin A2, kane marre pjese dhe kane rezultuar fitues ne provimet e Matures Shteterore, ne sesionin e vjeshtes 2013, kane perfunduar shkollen e mesme jashte Republikes se Shqiperise dhe u jane ekuivalentuar rezultatet e shkolles se mesme dhe provimet e Matures Shteterore. Nese edhe pas kesaj faze do te kete kuota te parealizuara , ato nuk do te shpallen me dhe ne kete menyre digjen. Kjo eshte nje praktike qe eshte ndjekur edhe vitin e kaluar nga autoritetet e arsimit. Sa i perket regjistrimit ne universitete per drejtuesit e MASH ai eshte shume i rendesishem dhe asnje maturant nuk duhet te neglizhoje procesin. Sepse nese nje maturanti i ka dale nje alternative e trete dhe atij nuk i pelqen dhe per kete nuk pranon te regjistrohet dhe keshtu atij i digjen me te tera mundesite per te shkuar ne alternativen e dyte dhe keshtu me radhe. Nderkaq te rinjte qe do te duan te ndjekin arsimin e larte, mund te kene dhe nje mundesi tjeter qe te zgjedhin sistemin me kohe te pjesshme. Tashme Ministria e Arsimit ka miratuar kuotat per kete sistem i cili krahasuar me nje vit me pare ka kuota pranimi me te uleta, si pasoje e mbipopullimit. Keshtu per sistemin part-time ne Universitetin e Tiranes per vitin e ri akademik jane miratuar rreth 2363 te drejta studimi. Nderkohe qe ne total per te gjitha universitetet publike te vendit jane aprovuar rreth 8522 kuota studimi. Fakulteti i Histori Filologjise ka numrin me te larte te kuotave ne sistemin partime, plot 750 te tilla.
Regjistrimi
Procedura e regjistrimit do te jete e njejte me ate te viteve te kaluara. Te gjithe maturantet e shpallur fitues do te mund te regjistrohen ne degen perkatese ne forme elektronike. Paraqitja prane sekretarive mesimore do te jete e nevojshme vetem ne rast se eshte i pamundur regjistrimi on line. Per te bere regjistrimin, mesohet se do te kete nje afat te caktuar kohor i cili do te shpallet ne nje moment te dyte.