E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një grua në krye të Bankës Qendrore të Serbisë

Boegrad- Parlamenti serb zgjodhi mbrëmjen e djeshme si guvernatoren e re të Bankës Qendrore, NBS, Jorgovanka Tabakoviç e cila tha se stabilietti monetar dhe mbajtja e inflacionit nën kotnroll do të jetë në mesin e qëllimeve kryesore të bankës.

Guvernatorja serbe tha menjëherë pas zgjedhjes nga deputetët për televizionin B92 se objektivat e Bankës Qendrore të Serbisë janë të përcaktuar me ligj.

‘Hapi i parë do të jetë për të bindur qytetarët që Banka Kombëtare e Serbisë është një bankë për qytetarët dhe bizneset’, deklaroi Tabakoviç duke theksuar se NBS-ja duhet të bazojë suksesin e saj dhe atë të punonjësve në suksesin e ekonomsië që po krijon para, pro edhe tek qytetarët të cilët duhet të kreditohen nga sektori financiar dhe bankat.

Ajo vuri në dukje se qëllimet NBS-së ishin përcaktuar me ligj dhe se “askush nuk është vënë duart mbi ta”, duke theksuar se qëllimi ishte stabiliteti monetar dhe se shteti duhet të mbajë inflacionin në kontroll përmes një qëndrimi të përgjegjshëm ndaj politikave monetare siç është kursi i këmbimit apo ndalimi i monopolve dhe nxitja e konkurencës në tregje.

E pyetur për debatin që ndoqi zgjedhjen e saj në parlament sa i takon afërsisë me rradhët e partisë në pushtet SNS, zonja guvernatore tha se qëllimi i saj kryesor ishte të punonin së bashku në shërbim të qytetarëve dhe Serbisë.

Ajo theksoi se ka një edukim dhe ekspertizë 30- vjeçare në ekonomi, banka dhe parlament ku ligjit janë krijuar. Ndryshe nga parardhësi i saj që u dorëhoq pasi ndryshimet në ligjin për Bankën Qendrore mund të cenojnë pavarësinë e institucionit, zonja Tabakoviç tha se pavarësia e NBS-së është e garantuar nga fakti se ajo nuk i detyrohet askujt asgjë, pasi sipas saj ka arritur deri këtu vetëm falë punës së saj.

Guvernatori i mëparshëm, Derjan Soskiç dha dorëheqjen javën e kaluar duke thënë se ndryshimet në Ligjin për NBS-në rrezikojnë punën e këtij institucioni financiar. Sipas amandamenteve të ligjit të miratur gjatë fundjavës parlamenti do të zgjedhë dhe pushojë guvernatorin e NBS-së dhe zyrtarë të tjerë bazuar në propozimet e Presidentit.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›