Zgjerohet lista e ndihmes ekonomike
Një sërë kategorish të personave në nevojë do të përfshihen në listat e përkrahjes sociale dhe ekonomike. Ndryshimet ligjore që janë prezantuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta synojnë që jetimët, fëmijët e varfër, të sëmurët dhe kategori të tjera të ndihmohen financiarisht, ose me mënyra të tjera.
"Kemi të bëjmë me një formulë të re e cila do ti japë peshën specifike të gjitha kritereve mbi të cilat do të bëhet përllogaritja e të ardhurave të familjes e cila do të marr pjesë në skemën e ndihmës ekonomike. Kemi disa kategori që kanë mbetur të përjashtuara dhe normalisht ata do të futen në skemën e ndihmës ekonomike duke përfituar masën e plotë të ndihmës ekonomike. Ato familje të cilat kanë si kryefamiljar një pjestar të familjes që është mbi moshë pune, janë familjet e mbyllura në shtëpi për shkak të gjakmarrjes, familje që i përkasin minoritetit rom, dhe familje që janë nën nivelin e varfërisë sipas listës së përcaktuar nga akte nënligjore përkatëse. Ndryshime do të kemi dhe për sa i përket rasteve që janë në procese divorci", thotë Albana Shtylla, drejtore, MPÇSSHB
Ndryshimet do të nisin nga krijimi i një regjistri elektronik. Ky projekt do të testohet për një periudhë dy vjeçare në gjithë qarqet. me regjstrin elektronik, ndërtuesit e këtij projekt thonë se do të shmangen abuzimet që janë bërë deri më tani.
Florian Papadhimitri