E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderet Konkurrenca Te ndryshoje ligji per denimet

/ /

Ky institucion se fundmi i ka propozuar Agjencise se Prokurimeve Keshillit te Ministrave dhe Kuvendit qe te amendohet ligji Per prokurimin publik. Ne thelb propozimi i Konkurrences ka te beje me ndergjegjesimin e operatoreve ekonomike se marreveshjet e fshehta demtojne seriozisht biznesin e tyre nderkohe qe nga punonjesit e APP-se kerkohet bashkepunim per te raportuar cdo rast tenderi ku dyshohet se operatoret kane nje marreveshje te fshehte. Amendimi qe propozohet ti behet ligjit per prokurimet publike shton nje pike te re ne nenin 13 pika 3. Ne nenin ku thuhet se APP perjashton nje operator ekonomik nga pjesemarrja ne procedurat e prokurimit per nje periudhe 1-3 vjet shtohet pika ne rastet kur me Vendim te Komisionit te Konkurrences eshte zbuluar ekzistenca e nje marreveshje ne oferta midis operatoreve ekonomike pjesemarres ne procedurat e prokurimeve. Ligjit gjithashtu propozohet qe ti shtohen edhe percaktime per pergjegjesite qe i lindin Autoriteteve Kontrakture per te njoftuar Autoritetin e Konkurrences ne rastet kur gjate projektimit dhe/ose zhvillimit te procedurave te prokurimit vihen re shenja te marreveshjeve te ndaluara ne oferta ne prokurimet publike.
Propozimet per APP
Konkurrenca shfaq shqetesimin se marreveshjet e ndaluara mes operatoreve ekonomike sjellin pasoja per bleresit dhe taksapaguesit ulin besimin publik ne nje proces konkurrues dhe zvogelojne perfitimet nga nje treg konkurrues dhe pikerisht per keto arsye duhet te luftohen. Ne kete pike Agjencise se Prokurimit Publik i kerkohet nje bashkepunim me i ngushte per te evituar te tilla marreveshje dhe i rekomandohen kater propozime. I pari lidhet me perfshirjen ne dokumentet standarde te tenderit te certifikates per oferte te pavarur. Kjo sipas AK do te kete ndikim pozitiv. Propozimi i dyte lidhet me hartimin e nje Udhezuesi te perbashket per luftimin e marreveshjeve ne oferta ne prokurimet publike. E treta eshte hartimi i guides Mbi zbulimin e marreveshjeve ne oferta ne prokurimet publike dhe per te reduktuar marreveshjet ne oferta ne prokurimet publike si dhe Flet-Palosjes Per sinjalet e nje marreveshje te ndaluar ne oferta ne prokurimet publike. Perjashtim nuk ka bere as perfshirja e zyrtareve te APP-se per te cilet Konkurrenca propozon mbi rendesine e zbulimit dhe parandalimit te marreveshjeve ne oferta menyrat si dhe mjetet e luftimit te ketyre marreveshjeve. Hetimi per prokurimin e automjeteve

Autoriteti i Konkurrences pergjate ketij viti e ka shtrire punen e tij ne hetimin e nje sere tregjesh si ai i internetit ai ne tregun e shitjes se grurit i cili gjate mesitit u be problem per shkak se u rrit cmimi i bukes. Por duket se sipermarrja me e rendesishme e Autoritetit per kete vit ishte ajo e zbulimit te marreveshjes se ndaluar mes tre operatoreve ekonomike. Kjo lidhet me hetimin e thelluar ne tregun e prokurimit te automjeteve te reja. Autoriteti i Konkurrences nisi nje hetim qe ne fund te vitit te shkuar i cili u finalizua nje muaj me pare dhe ku tre kompani te shitjes se makinave te reja u gjobiten ne shifra te ndryshme pasi u zbuluan evidenca te marreveshjeve te fshehta te tyre ne tregun e prokurimit te automjeteve te reja marreveshje qe kufizonin konkurrencen dhe rrisin cmimin.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›