Tregtia me jashte nderron, kur rriten eksportet
Tregtia e vendit tone me jashte gjate muajit tetor ka shenuar ndryshim te kursit duke shenuar nje rritje modeste te eksporteve dhe nje renie te importeve. Sipas te dhenave te djeshme te Institutit te Statistikes (INSTAT) gjate muajit qe shkoi, u eksportuan 9.6 miliarde leke mallra, me rritje 1 per qind ne krahasim me shtator 2009 dhe rritje me 0.8 per qind ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Por ana tjeter e bilancit se tregtise se jashtme, importet kane shenuar renie. Gjate tetorit jane importuar 37.4 miliarde leke me ulje 7.9 per qind ne krahasim me shtator 2009 dhe ulje 12.1 per qind ne krahasim me tetor 2008. Kjo situate ka sjelle nje ngushtim te deficitit tregtar me jashte, i cili gjate muajit qe shkoi rezulton te kete shenuar ulje me 10.7 ose me 27 miliarde leke. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian eshte ne nivelin 68.2 per qind dhe partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 66.5 per qind dhe importi 27.8 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 6.3 per qind dhe importi 14.2 per qind. Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane; per eksportin, Gjermani, Greqi, Itali, Maqedoni, Spanje, etj, dhe per importin, Austri, Gjermani, Itali, Kroaci, SHBA, Turqi, etj. Krahasimi me muajin paraardhes per disa nga grup mallrat tregon qe eksporti i grupit "Prodhime druri dhe letre" u rrit 35 per qind, "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi" u rrit 32.7 per qind, "Ushqime, pije, duhan" u rrit 31.4 per qind, etj. Ndersa eksporti i grupit "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u ul 27.4 per qind, etj.